By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë
June 8, 2025
Koronavirus i ri i zbuluar në Kinë që mund të shkaktojë pandemi globale
June 8, 2025
Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën
June 8, 2025
Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara
June 8, 2025
Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gara me koalicione ndëretnike përjashton nacionalizmat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gara me koalicione ndëretnike përjashton nacionalizmat
Ballina 2Rajon / Botë

Gara me koalicione ndëretnike përjashton nacionalizmat

Kosova Times
Last updated: 2023/11/23 at 7:19 PM
Kosova Times Published November 23, 2023
Share
SHARE

Koalicionet parazgjedhore ndërmjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase në Maqedoninë e Veriut, gjashtë muaj para zgjedhjeve, mbeten të padefinuara.

Partnerët e koalicionit qeverisës Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë se ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar nëse do të garojnë me lista të përbashkëta si koalicion ndëretnik që para zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale në pranverën e vitit të ardhshëm, megjithëse theksojnë se një gjë e tillë ka shumë gjasa të ndodhë.

Ndërkohë, partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, dhe blloku i partive shqiptare në opozitë, Lidhja Evropiane për Ndryshim, thonë se në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë ndaras.

Nga selia e socialdemokratëve (Lidhja Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut) për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar janë duke realizuar anketa nëse për qytetarët është ose jo e pranueshme gara si një bllok i përbashkët parazgjedhor.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, i cili drejton dhe Lidhjen Social Demokrate ka theksuar se thelbësore për dakordimin për të garuar bashkërisht me partitë shqiptare, mbeten vlerat e përbashkëta për një shoqëri moderne dhe shtet modern me vlera evropiane.

“Ne kemi një marrëveshje të qartë koalicioni me Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të publikuar në vitin 2020. Sigurisht që po diskutohen modalitetet me ta, por qëllimi për të arritur një koalicion evropian që do të udhëheqë një front të gjerë është gjëja kryesore që do t’i bashkojë partitë në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë, nga partia shqiptare në pushtet, BDI, kanë thënë se janë duke menduar për një front parazgjedhor mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase që për kauzë parësore do të kenë shtytjen e proceseve, nga të cilat varet përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka thënë për Radion Evropa e Lirë(REL) se vendimin përfundimtar partia që drejton do ta marrë gjatë javës së ardhshme.

Kurse, partia maqedonase në opozitë, VMRO – DPMNE, ka thënë se do të garojë e vetme në zgjedhje, duke shtuar se pas zgjedhjeve përparësi do të ketë opozita.

“E ndershme është që në zgjedhje të dalësh me diçka që mund ta realizosh më pas.
Natyrisht, pas zgjedhjeve dhe për shkak të realitetit në Maqedoni, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me partnerë potencialë nga i ashtuquajturi ‘kampusi shqiptar’ dhe të shohim nëse programet tona mund të kombinohen. Sigurisht që këtu ka përparësi ajo që tani është e ashtuquajtura opozita shqiptare”, ka thënë për REL-in, Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO DPMNE -së.

Çka do t’i sillnin vendit koalicionet parazgjedhore?

Njohësit e çështjeve politike kanë theksuar se kapaciteti për koalicione parazgjedhore ndëretnike do t’i jepte një vlerë të re shoqërisë, si dhe do të kursente elektoratin nga nacionalizmi në funksion të sigurimit të votave.

“Koalicionet parazgjedhore mbi-etnikë mund të sjellin kualitet të tri në demokracinë e Maqedonisë së Veriut. Them kualitet të ri pasi deri më tani programet dhe ofertat politike, fushatat parazgjedhore janë dizajnuar sikur po garohet për dy parlamente të ndryshme dhe jo për një parlament dhe sikur do të krijohen dy qeveri të ndryshme – njëra e maqedonasve dhe tjetra e shqiptarëve. Po ashtu, kemi funksionuar në dy realitete, që pas zgjedhjeve jemi ballafaquar me realitetin e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë për REL-in Xhelal Neziri, njohës i zhvillimeve politike.

Blagojçe Atanasoski, politikolog ka potencuar se koalicionet parazgjedhore ndëretnike do të mundësojnë qeveri të qëndrueshme, por njëherësh dhe partitë politike do t’i detyrojnë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet që tentojnë shqiptarët dhe jo merren me folklorizëm nacional.

“Temat dhe tezat etnike do të braktisen… Do të flasin për probleme thelbësore dhe reale të jetës së përditshme të qytetarit, pavarësisht nga përkatësia e tij etnike, fetare apo çfarëdo tjetër. Do të thotë do të flasim për projekte, zhvillim, infrastrukturë, të ardhme të përbashkët evropiane”, ka vlerësuar Atanasoski.

Zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale pritet të mbahen më 8 maj të vitit të ardhshëm, ndonëse data ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Për mbajtjen e zgjedhjeve me këtë datë është prononcuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndërsa e ka mirëpritur edhe opozita maqedonase, VMRO-DPMNE.

You Might Also Like

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Francezët nga varka me vela e Gretës te Macron: Parandaloni një sulm ndaj nesh

Kosova Times November 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden: Zgjidhja me dy shtete “më e nevojshme se kurrë”

Kosova Times Kosova Times November 25, 2023
Policia arrestoi një burrë tek i cili gjeti 6500 tableta helmuese insekticide
Rumania ngriti avionë luftarakë, rusët pushtuan hapësirën ajrore…
Kush po frikësohet pas votimeve dhe për çfarë arsye?
Osmani: Puna e Policisë, thelbësore për sigurinë e Republikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?