By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksidenti fatal mori jetën e dy personave në aksin rrugor Manastir-Resnjë
August 19, 2025
Pritje në Merdar rreth 80 minuta për të dalë nga Kosova
August 19, 2025
“Asnjëra palë nuk do të marrë 100%.” Shefi i Departamentit të Shtetit mbi një marrëveshje të mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës
August 19, 2025
OKB thotë numri rekord i 383 punonjësve humanitar të vrarë në vitin 2024
August 19, 2025
Dodik përdori metodën e Vuçiqit: “Dorëheqja” e Vishkoviqit si një ndryshim që nuk është
August 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Apeli ul në 22 vjet burgim dënimin ndaj Salih Mustafës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Apeli ul në 22 vjet burgim dënimin ndaj Salih Mustafës
Ballina 1Lajme

Apeli ul në 22 vjet burgim dënimin ndaj Salih Mustafës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 11:53 AM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka ulur në 22 vjet burgim dënimin prej 26 vjet për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Vendimi është bërë i ditur nga kryetarja e trupit të Apelit, Michele Picard, të enjten, në sallën e gjyqit në Hagë ku i pranishëm ishte edhe Mustafa.

Ky është aktgjykimi i parë i Apelit për krime lufte i shqiptuar në Gjykatën Speciale.

Salih Mustafa, ishte dënuar në dhjetor të vitit të kaluar nga Gjykata Speciale, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ai ishte dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Mustafa ishte shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Vetë ai ishte deklaruar i pafajshëm për këto krime.

Më vonë gjatë këtij viti, Salih Mustafa kishte apeluar vendimin prej 26 vjet burgim duke kërkuar shpalljen e një vendimi pafajësie apo ulje të dënimit.

Mustafa kishte pretenduar për gabime juridike dhe faktike nga trupi gjykues por këto kundërshtime u rrëzuan nga Paneli i Apelit.

Përmes avokatit të tij, Mustafa kishte thënë se gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues ishte selektiv dhe mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër Mustafës.

Në anën tjetër, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar që aktgjykimi dënues të mbetej në fuqi meqë sipas tyre, për këtë kishte prova të besueshme.

Dënimi ndaj Mustafës kishte shënuar aktvendimin e parë të Speciales lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Rrjedha e procesit gjyqësor

Mustafa ishte arrestuar dhe transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020.

Krimet për të cilat ai mbahet përgjegjës është thënë se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Procesi gjyqësor ndaj tij kishte nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe gjatë tij kanë dëshmuar 29 dëshmitarë, 14 prej tyre të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.

Në mesin e këtyre dëshmitarëve kishte edhe persona që u paraqitën si viktima.

Në muajin prill Gjykata Speciale e Kosovës kishte nxjerrë një vendim, me të cilin e detyron Mustafën t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.

Në shpalljen e urdhrit për zhdëmtim më 6 prill 2023, gjykata konstatoi se janë tetë viktima të cilave do t’u takojë dëmshpërblimi.

Sipas Prokurorisë së Specializuar në Hagë, në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi e senatorit zviceran, Dick Marty. Më 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për formimin e kësaj gjykate.

You Might Also Like

Pritje në Merdar rreth 80 minuta për të dalë nga Kosova

Në Shqipëri mot i qëndrueshëm, temperaturat deri në 35°C

Transportuesit protestojnë para Komunës së Prishtinës

Moti sot kryesisht i kthjellët, me riga të izoluara shiu

Dy persona humbin jetën në aksident në rrugën Prishtinë–Pejë

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Jemi duke trajtuar modelet për Asociacionin

Kosova Times Kosova Times March 13, 2023
Hoxhaj: Tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha
‘Atmosfera jo e shkëlqyer:’Udhëheqësi serb kthehet në bisedimet me BE-në pas vizitës në Moskë
Kurti përkujton Nënën Pashke: Dhembja nuk shuhet pa drejtësi për viktimat
LDK si zgjidhje sheh dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërbërjen e Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?