By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Serbia arreston tre persona
June 25, 2025
Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan
June 25, 2025
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin: Lufta në Ukrainë do të vazhdojë, qëllimet mbeten të njëjta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putin: Lufta në Ukrainë do të vazhdojë, qëllimet mbeten të njëjta
Ballina 2Rajon / Botë

Putin: Lufta në Ukrainë do të vazhdojë, qëllimet mbeten të njëjta

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 3:05 PM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dha shenja se do të tërhiqet nga lufta e tij në Ukrainë.

Duke folur në konferencën vjetore për media, të enjten, ai tha se qëllimet e tij mbeten të njëjta dhe se paqja do të vijë kur ato të arrihen.

Teksa merrte pyetje nga gazetarët, publiku dhe madje ushtarët, Putin tha se qëllimet kryesore të Rusisë mbeten “denazifikimi” dhe “çmilitarizimi” i Ukrainës, duke siguruar edhe neutralitetin e saj.

“Do të ketë paqe kur t’i arrijmë qëllimet tona”, tha udhëheqësi 71-vjeçar, i cili, javën e kaluar, njoftoi se do të garojë për mandatin e pestë presidencial në zgjedhjet e marsit.

“Sa i përket çmilitarizimit, nëse ata [ukrainasit] nuk duan të arrijnë marrëveshje – mirë, atëherë ne jemi të detyruar të marrim masa të tjera, përfshirë ato ushtarake… Ose kemi një marrëveshje, biem dakord për disa parametra [për madhësinë dhe forcën e ushtrisë së Ukrainës]… ose ne e zgjidhim këtë me forcë. Kjo është ajo për të cilën ne do të përpiqemi”, tha Putin.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në muajin shkurt të vitit 2022, Putin ka thënë se qëllim i operacionit është “çmilitarizimi dhe denazifikimi” i Ukrainës – terma që zyrtarët e Kremlinit i kanë përdorur për të pohuar në mënyrë të rreme se Qeveria në Kiev kontrollohet nga simpatizantët nazistë.

Kjo, përkundër faktit se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është hebre dhe ka humbur të afërm në Holokaust.

Putin njoftoi se do të garojë për rizgjedhje më 8 dhjetor, pas një ceremonie në Kremlin, në të cilën ushtarëve që luftuan në Ukrainë, u dha “Yllin e Artë – Hero i Rusisë”, që është nderimi më i lartë ushtarak në këtë vend.

Zgjedhjet ruse kontrollohen nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta. Ato i ka dëmtuar përjashtimi i kandidatëve të opozitës, frikësimi i votuesve, mbushja e fletëvotimeve dhe mjete të tjera të manipulimit.

Putin fitoi të drejtën për të garuar në dy zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Rusisë, pasi miratoi disa ndryshime kushtetuese në vitin 2020, të cilat i hapën rrugë për të mbetur në pushtet deri në vitin 2036.

Ai ishte herë kryeministër, herë president që nga viti 1999.

Nëse shërben edhe një mandat tjetër të plotë, ai do ta kapërcejë sundimin gati 30-vjeçar të Stalinit dhe do të bëhet udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga Katerina e Madhe (1762-1796).

Ai nuk ka gjasa të përballet me ndonjë sfidë nga dy rivalët e tij kryesorë – Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza. Të dy ata janë në burg duke vuajtur dënime të gjata, për shkak të mospajtimeve me Kremlinin.

Pushtimi i Ukrainës – tashmë në muajin e 22-të – ka qenë shkatërrues për Rusinë, u ka marrë jetën dhjetëra mijëra ushtarëve të saj, ka përmbysur ekonominë ruse dhe i ka prishur marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin.

Putin i ka bërë të jashtëligjshme kritikat ndaj luftës në Ukrainë dhe forcave të armatosura, duke shtypur kështu çdo kundërshtim.

Gjatë konferencës të enjten, Putin tha se një valë e re e mobilizimit ushtarak nuk nevojitet për momentin, pasi “fluksi i njerëzve të gatshëm për ta mbrojtur atdheun tonë me armë në dorë, nuk po zvogëlohet”.

You Might Also Like

Serbia arreston tre persona

Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan

Specialja hodhi poshtë kundërshtimet n`rastin e administrimit të drejtësisë RTKlive

Armenia arreston kryepeshkopin për komplot të dyshuar për grusht shteti

NATO vendos të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri më 2035

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shqetësim në Greqi për blerjet e pronave nga turqit

Kosova Times Kosova Times April 13, 2025
Një teori konspirative e pakuptimtë po qarkullon në internet: ‘Njerëzit në Mars u vranë me bomba atomike’
Kush i vuajti masat e BE-së ndaj Kosovës? Pak dihet
“Tour de France” me masa mbrojtëse kundër Covid-19
Sulmi seksual i 40 vjeçarit që tmerroi vajzën 7 vjeçe në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?