By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa: Për katër vjet qeverisje, mbi 10 miliardë euro buxhet, Qeveria Kurti pa asnjë projekt të madh për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Mustafa: Për katër vjet qeverisje, mbi 10 miliardë euro buxhet, Qeveria Kurti pa asnjë projekt të madh për Kosovën
Financa

Mustafa: Për katër vjet qeverisje, mbi 10 miliardë euro buxhet, Qeveria Kurti pa asnjë projekt të madh për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 3:31 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se buxheti për vitin 2024 nuk do t’i mundësojë Kosovës zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Mustafa ka treguar se me buxhetin për vitin 2024, Qeveria Kurti tejkalon 10 miliardë euro buxhet në administrim për katër vite, e përmes të cilit nuk ka arritur të realizoj asnjë projekt të madh për vendin.

“Kjo qeveri, ashtu siç e filloi mandatin, ashtu dhe po shkon drejt fundit të mandatit të saj qeverisës, duke bartur paratë e qytetarëve të Kosovës nga dora në dorë, por pa lënë asnjë gjurmë substanciale në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e vendit. Pra, për katër vite qeverisje, kjo Qeveri pritet t’i shpenzojë deri në fund të mandatit mbi 10 miliardë euro taksa të qytetarëve, por nuk ka realizuar asnjë projekt madhor për qytetarët e vendit. Prandaj, shihet qartë se kjo Qeveri nuk ka asnjë plan për ta zhvilluar Kosovës dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka thënë Mustafa.

Më tej, Mustafa ka thënë se edhe buxheti për vitin 2024 është vetëm për 3% më i lartë në krahasim me buxhetin e vitit paraprak. Sipas tij, kjo rritje kaq e ulët e buxhetit reflekton ngecjen e përgjithshme të ekonomisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe, gjë e cila po reflektohet edhe në parashikime për rritje më të zbehtë të të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore.

“Buxheti i aprovuar dje, ngjashëm me buxhetet e viteve të fundit, nuk ofron asnjë perspektivë për një dinamikë më të madhe të zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.  Në krahasim me vitet paraprake, ky buxhet dallon vetëm për sa i përket ndryshimit të strukturës së buxhetit në dëm të investimeve kapitale dhe në favor të shpenzimeve për transfere dhe subvencione”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka treguar se në buxhetin për vitin 2024, shuma e alokuar për investime kapitale përfaqëson vetëm  26% të gjithsej shpenzimeve të planifikuara buxhetore, përderisa pjesëmarrja e shpenzimeve për subvencione dhe transfere ka arritur në 32.2%.

Nga gjithsej buxheti i paraparë për investime kapitale, 83% e buxhetit i takon projekteve të bartura nga vitet paraprake, ndërsa vetëm 17% është planifikuar për investime të reja kapitale në vitin 2024.

“Paaftësia e kësaj qeverie për t’i realizuar projektet ekzistuese kapitale dhe për të hartuar projekte të reja nënkupton: më pak infrastrukturë për tërheqje të investimeve dhe zhvillim të sektorit privat, më pak infrastrukturë dhe pajisje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore e arsimore dhe në përgjithësi, më pak zhvillim ekonomik e mirëqenie për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Koordinatori për Financa në KQM, ka thënë se orientimi kryesor i kësaj qeverie janë skemat e përkohshme dhe simbolike të subvencioneve.

“Kjo qeveri në vazhdimësi ka refuzuar propozimet tona për rritje të pensioneve në kushtet kur shpenzimet e jetesës janë bërë të papërballueshme për shkak të rritjes së çmimeve. Tani, në vend se të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme duke ua rritur pensionet, këta i’a japin pensionistëve një lëmoshë të njëhershme prej 100 euro sa për t’i mbajtur shpresat e tyre të varura për ndonjë vendim për një lëmoshë tjetër nga Qeveria në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se a është Qeveria Kurti e udhëhequr vetëm nga kalkulimet populiste për vota, tregon edhe diskriminim i paparë deri më tani në ndarjet e buxhetit ndërmjet komunave ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje dhe komunave që qeverisen nga partitë tjera.

“Deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së në seancën e djeshme të Kuvendit kanë propozuar një numër të amendamenteve për ta ofruar sadopak këtë buxhet me nevojat reale që i ka vendi dhe qytetarët.  Mirëpo, siç kanë refuzuar çdo propozim të opozitës, ngjashëm vepruan edhe dje duke i refuzuar të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët e opozitës”, ka thënë Mustafa.

Në mesin e amendamenteve të propozuara nga deputetët e PDK-së, por të refuzuara nga deputetët e Vetëvendosjes, ishin edhe amendamentet që kërkonin: rritjen e koeficientit të pagës për sektorin publik, sigurimin shëndetësor për Policinë e Kosovës, pensionet e parakohshme për Policinë e Kosovës dhe shumë amendamente tjera për projekte të nevojshme infrastrukturore në anë të ndryshme të Kosovës.

 

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndahet nga jeta Hysen Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së

Kosova Times Kosova Times March 24, 2024
Monitoruesit e Kuvendit: Legjislativi nuk ishte produktiv
Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë
Izraeli raportohet se ka nisur evakuimin e civilëve në Rafah
Ambasada amerikane: DASh po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?