By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?
Ballina 2Rajon / Botë

Inteligjenca artificiale përcakton objektivat në Gaza?

Kosova Times
Last updated: 2023/12/20 at 11:06 AM
Kosova Times Published December 20, 2023
Share
SHARE

DW

Ushtria izraelite gjithashtu përdor inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave për sulmet në Gaza. Por kjo “inteligjencë” është e diskutueshme…

Ushtria izraelite ka sulmuar çdo ditë objektiva të ndryshme në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit. Rezultati i këtyre sulmeve, si gjithmonë në raste të tilla, interpretohet ndryshe: organizata terroriste Hamas dhe Ministria e tyre e Shëndetësisë pretendojnë se mbi 60% e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë dhe se tashmë 19 mijë banorë humbën jetën, kryesisht gra dhe të mitur. Ndërsa ushtria izraelite, nga ana tjetër, pretendon se tashmë ka zbuluar dhe shkatërruar disa tunele dhe bastione terroriste, e sipas saj, ato pothuajse pa përjashtim ndodheshin në institucione të mbrojtura civile – spitale, institucione arsimore ose fetare, dhe se Hamaspo kryen sistematikisht krime lufte, duke i përdor civilët si “mur të gjallë” për mbrojtjen e bastioneve të tyre ushtarake.

Por ushtria izraelite konfirmon se tashmë ka sulmuar mbi 22 mijë objektiva në Rripin e Gazës, ndaj edhe presidenti amerikan Biden akuzoi Izraelin për “bombardime arbitrare”, megjithëse Izraeli pretendon se sulmet po kryhen me “precizitet të lartë” ndaj objektivave të përzgjedhur.

Por si i zgjedh Izraeli objektivat? Në konfliktet ushtarake, kjo zakonisht bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës dhe zbulimin e njësive në terren. Por Liran Antebi i Institutit për Kërkime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit pretendon se ushtria izraelite po përdor në shkallë të gjerë programet e inteligjencës artificiale për të zbuluar dhe për të përcaktuar objektivat e goditjeve ajrore ose ato të goditjeve me artileri. Vlerësimi i tij është se këto janë programe që kanë autonomi relativisht të lartë dhe analizojnë mjedisin e një objektivi të mundshëm sulmi. Kështu, ata shumë shpejt zbulojnë dinamikën që mund të jetë një kërcënim dhe e klasifikojnë atë si objektiv të një sulmi.

Shpejtësia dhe kujdesi

Në vitin 2019, ushtria e Izraelit themeloi Qendrën e Targetit, ku sipas deklaratës së ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi, punojnë qindra ushtarë. Në përshkallëzimin e vitit 2021 në Rripin e Gazës, ushtria izraelite filloi të përdorte inteligjencën artificiale në përzgjedhjen e objektivave. Antebi pretendon se vetë udhëheqja ushtarake e pranoi këtë.

Arsyeja kryesore për përdorimin e programeve të tilla është shpejtësia. Dy vjet më parë, 200 objektiva të një rëndësie të madhe u përcaktuan në këtë mënyrë brenda vetëm 12 ditëve, më parë ushtrisë i duheshin 360 ditë për të zbuluar një numër të tillë objektivash.

Gazetari izraelit Yuval Abraham konfirmon se ushtria po përdor inteligjencën artificiale, por dëshmon edhe për zyrtarët izraelitë që nuk janë të bindur për efektivitetin e një metode të tillë: “Njerëzit me të cilët bisedova ngritën pyetje serioze në lidhje me dobinë ushtarake të disa objektivave specifike. Nëse çdo ditë vendosen qindra apo edhe mijëra objektiva, atëherë mundësia që ndonjë person prej mishi e gjaku të kontrollojë dhe të përcaktojë saktësinë e një informacioni të tillë, zvogëlohet në mënyrë drastike.

Kryeministri izraelit Netanyahu ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi tani është “shkatërrimi i plotë” i Hamasit – gjë që këtij gazetari i duket si një detyrë e kotë. Hamasi ka mobilizuar rreth 30 deri në 40 mijë luftëtarë, e nëse programi kompjuterik nuk përzgjedh vetëm objektiva të rëndësishëm, pra poste komanduese dhe zyrtarë të rëndësishëm të organizatës terroriste, atëherë në mënyrë të pashmangshme do të ketë shumë viktima civile dhe “dëm kolateral”.

You Might Also Like

Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar

Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Kosova Times December 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Masakra e Reçakut “i tregoi botës tragjedinë që përjetuan shqiptarët”

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Polonia do të fillojë të rrëzojë raketa dhe dron mbi Ukrainë
E kujt është më e mira gjella me fasule? 7 receta botërore që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetë
Britania: Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve ukrainase
Peci kritikon Kryeministrin Kurti për fjalimin në New York dhe përzgjedhjen e audiencës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?