By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti Oliver Ivanoviq, avokati Damati: Duket se të gjithë dëshmitarët e mbrojtur nuk do të japin dëshminë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti Oliver Ivanoviq, avokati Damati: Duket se të gjithë dëshmitarët e mbrojtur nuk do të japin dëshminë
Lajme

Rasti Oliver Ivanoviq, avokati Damati: Duket se të gjithë dëshmitarët e mbrojtur nuk do të japin dëshminë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/18 at 5:45 PM
Kosova Times Published October 18, 2022
Share
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar gjykimi në procesin gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Dëshmitari i mbrojtur “B3”, i cili ishte i ftuar të dëgjohet në seancën e së martës, ka refuzuar të deklarohet, siç tha, për shkaqe sigurie.

Avokati i të akuzuarës Silvana Arsoviq, Musa Damati ka thënë për Telegrafin se ka qenë e planifikuar të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur.

Mirëpo, sipas avokatit Damati, ashtu si edhe dëshmitarët e tjerë, edhe ky dëshmitar ka refuzuar ta jap dëshminë e tij me arsyetimin se jeta e tij dhe e familjes është në rrezik.

“Jemi në një standard ligjor ku si duket të gjithë dëshmitarët e mbrojtur kanë planifikuar që mos e japin dëshminë e tyre në këtë çështje me arsyetimin se jeta e tyre po kërcënohet dhe është në rrezik. Është mjaft delikate, sepse me të gjithë ato masa të fortifikuara që shteti i Kosovës i ka ofruar për dëshmitarë të mbrojtur në këtë çështje, ata po deklarohen se identiteti i tyre tashmë është zbuluar në public”, tha ai, për Telegrafin.

Sipas avokatit, “sistemi juridik i Kosovës është i ndërtuar në partneritet të ngushte më BE-në, andaj Gjykata ka vendosur që të aplikoj masa ligjore ende më të fortifikuara për sigurinë e tyre”,

Të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se në bashkëpunim edhe me të pandehurit që janë në arrati Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për tu deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times October 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli vret pesë palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor

Kosova Times Kosova Times February 6, 2023
Kuvendi e miraton në lexim të parë Projektligjin për KPM-në
Hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës
Kurti: Kosova shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori
Krim i tmerrshëm ne ShBA: Policia erdhi për të dëbuar familjen, gjeti katër kufoma
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?