By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Ushtria suedeze po nis një luftë të paprecedentë kundër krimit
October 2, 2023
Rusia bombardoi më shumë se 150 vendbanime
October 2, 2023
Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë
October 2, 2023
Analisti i preferuar i Vuçiqit u shpërnda në rrjetet sociale dhe e fshiu postimin, por ishte tepër vonë…
October 2, 2023
Likuidohet inspektori policor, ka të plagosur
October 2, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Ballina 2 > Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 8:34 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditura 92 sanksione të reja, si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve të rreme në katër rajone ukrainase.

Sipas Britanisë, të ashtuquajturat referendume përbëjnë “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Ministria e Jashtme britanike ka thënë se referendumet, të cilat kanë nisur të mbahen javën e kaluar, dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 27 shtator, “janë përpjekje dëshpëruese për të grabitur tokë dhe për të arsyetuar luftën ilegale”.

Sipas deklaratës, në mesin e sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve të rreme.

“Referendumet e rreme, që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.

Sanksionet godasin edhe 55 anëtarë të organizatave të lidhura me shtetin rus, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka thënë se vazhdojnë të jenë të lidhura me “makinerinë ruse të luftës”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Ushtria suedeze po nis një luftë të paprecedentë kundër krimit

Rusia bombardoi më shumë se 150 vendbanime

Turqia do të transferojë Bayraktar me raketa lundrimi në Ukrainë

Likuidohet inspektori policor, ka të plagosur

Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Talibanët tentojnë vendosjen e kontrollit të plotë mbi edukimin në Afganistan

Kosova Times Kosova Times July 7, 2023
“Të maltretuar e në borxhe”: Rruga drejt pensionit invalidor
Baerbock: Bota i ka kërkuar Putinit të mos bëjë kërcënime bërthamore
Kurti priti në takim përfaqësues të institucioneve lokale nga Mitrovica e veriut
Fitimi i kompanive të vajzave të Putinit në vitin e luftës tejkaloi një miliardë rubla
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?