By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët
June 6, 2023
Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës
June 6, 2023
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti
June 6, 2023
Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese
June 6, 2023
Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abazi: Rama dëmtoi Kosovën në KeE, Lajçak s’ka pse flet për vizat
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Politikë > Lajme > Abazi: Rama dëmtoi Kosovën në KeE, Lajçak s’ka pse flet për vizat
Ballina 1Lajme

Abazi: Rama dëmtoi Kosovën në KeE, Lajçak s’ka pse flet për vizat

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 2:35 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Shumë tendencioze dhe në dëm të Kosovës, e ka cilësuar deputeti i LVV-së, Haki Abazi, i cili është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të mbajtur në Këshillin e Evropës.

Në fjalimin e tij, Rama kishte kërkuar rishqyrtim të rezolutës nga ana e këtij Këshilli, që u miratua pas raportit të ish senatorit Dick Marty, i cili kishte hedhur dyshime se UÇK-ja kishte kryer trafikim organesh njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Mbi atë raport, Këshilli i Evropës kishte miratuar rezolutën e cila kërkonte krijimin Dhomave të Specializuara.

“Kosova ka institucionet e saj dhe nuk ka nevojë z. Rama të luajë rolin e avokatit të atyre që kanë humbur zgjedhjet e më pas përfunduan në Gjykatë”, tha Abazi në konferencën e përjavshme për media të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se deri më tash, për veprimet e kryeministrit Rama është heshtur që të mos lëndohen marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë.

“Por, fjalimi i Ramës në Këshillin e Evropës e ka lënduar Kosovën”, tha Abazi, raporton RTKlive.

Deputeti i LVV-së u shpreh se Rama mund të mos e di se kush është Vuçiqi dhe nga naiviteti politik, vazhdon ta bëjë prioritet marrëdhënien me të, në dëm të Kosovës.

Abazi e cilësoi fantastike lajmin që po ringjallet Procesi i Berlinit, aty ku Kosova është palë e barabartë.

“Rama besoj se është pjesë e rrjetit politik të Ballkanit që po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike e financiare që kane fituar nga ekonomia e luftës dhe kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizim të pas luftës”.

Abazi foli edhe për shumë tema të tjera, përfshirë edhe vizitën e emisarit Miroslav Lajçak, një ditë më parë në Kosovë, kur pikërisht po diskutohej nga Grupi Punues për procesin e liberalizimit të vizave.

“E kam thënë se z. Lajçak nuk duhet të flasë, qoftë edhe për të mirë, sa i përket liberalizimit e jo më që z. Lajçak ka përdorur të gjitha instrumentet e mundshme, përfshirë edhe vizat, për të bërë trysni mbi Kosovën, për të arritur zbatimin marrëveshjeve”, tha Abazi.

“Fakti që ai dje ishte këtu, është gabim, në momentin kur atje diskutohej për vizat”.

Ai tha se gjithashtu është gabim të vihet në Kosovë e të bëhet trysni që të mos i hiqet licenca për ‘Elektoseverin’,pasi pala serbe ka dështuar t’i përmbushë kushtet e marrëveshjes.

“Nuk është më kohë që të mbulojmë dështimet dhe paaftësinë e z. Lajçak që ta detyrojë Serbinë që të zbatojë qoftë edhe marrëveshjet e fundit për të cilat ajo (BE v.j) ka garantuar se do të jetë garant i zbatimit të tyre”.

Abazi tha se Kosova është në rrugë të drejtë dhe duhet të thuhet hapur sepse Serbia, nënshkruan marrëveshje me Rusinë kur kjo e fundit ndodhet në mes të luftës me Ukrainën, e Kosova qëndron në anën e BE-së dhe kjo nuk njihet as në Raportin e Progresit.

“Nuk përmendet fakti që Kosova ka vendosur politikën e jashtme në linjë me BE-në dhe këtë e ka bërë si një ndër vendet e para”.

Përveç tjerash, në këtë konferencë për media, foli edhe për Raportin e Progresit për Kosovën.

Ai tha se ky dokument i Komisionit Evropian nxjerr në pah shumë të meta që ka vendi e që kanë të bëjnë kryesisht me ambientin dhe ndotjen e tij.

Deputeti Haki Abazi kërkoi zyra për deputetët që të punojnë në kushte normale, përfshirë edhe mundësinë që të kalohet nga votimet me dorë në atë elektronik, në mënyrë që të lehtësohet kjo si procedurë.

You Might Also Like

Abdixhiku: Kurti s’ka gatishmëri të koordinohet me aleatët

Opozita pas takimit me emisaret: Kosova po futet në një situatë shqetësuese

Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohet një sasi substance narkotike

Osmani pas takimit me emisarët: Ndëshkimi i grupeve kriminale është rruga e vetme për stabilitet

Arrestohet një i dyshuar për ‘tregti të ndaluar’

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtina solidarizohet me Ukrainën në përvjetorin e parë të pushtimit

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Kosova për herë të parë në Konferencën e Palëve, ftohet presidentja
Osmani me ministrin Lipavský: Është vendimtare që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë gjatë Presidencës çeke
Mehaj: Komandot tona stërviten në kushte të vështira dimri së bashku me forcat partnere
Një opsion i tretë politik në Maqedoni të Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?