Policia greke ka arrestuar dy shtetase shqiptare të shumëkërkuara në Evropë.
Dy gratë janë arrestuar në anën greke të Kakavijës.
Me urdhër arresti nga Spanja është arrestuar Aneta Bramo, e cila kërkohet për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale dhe shkelje e urdhrit të ndalimit.
Ndërkohë është arrestuar edhe një shqiptare e kërkuar nga Belgjika, emri i së cilës ende nuk është bere i ditur, e cila akuzohet për pjesëmarrje ne organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge, vepra që parashikojnë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.