Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.
Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare:
Lokale të Inspektuara (53) gjithsej,
|
|||
Prej tyre 44 lokale janë mbyllur nga Inspektorët, si dhe janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara. | |||
Persona të LEGJITIMUAR
|
Meshkuj |
29
|
|
Femra
|
116 |
||
Shtetase të AL-së | 15 |
TOTALI : 145
|
|
Shtetase të Tajlandës | 09 | ||
Shtetase e Rumanisë | 01 | ||
Shtetase të RKS-së | 120 | ||
Shtetasit/et e huaja në mungese të paraqitjes së lejes së qëndrimit në bashkëpunim me Drejtorinë për Migrim dhe Huaj do të trajtohen në bazë të ligjit për te huaj . |