By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një person në Pejë për kanosje ndaj zyrtarëve policorë
February 3, 2026
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
February 3, 2026
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
February 3, 2026
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman
Ballina 2Rajon / Botë

Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman

Kosova Times
Last updated: 2023/01/12 at 7:36 PM
Kosova Times Published January 12, 2023
Share
SHARE
Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të fokusohen në diskutimet për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, si dhe në formimin e shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentit të Serbisë pas bisedës së tyre në Beograd më 12 janar.“Këshilltari special Chollet theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë të gjitha përpjekjet e bëra për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, duke theksuar se (ShBA) mbron vendosjen e fokusit të agjendës drejt së cilës palët në dialog duhet të fokusohen në bisedimet për planin franko-gjerman si dhe për formimin e shpejtë të Asociacionit”, thuhet në njoftim.Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që ShBA-ja të inkurajojë Kosovën që “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.“Shpreha pritjen që ShBA-ja të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialog në frymën e shkëmbimit të sinqertë dhe të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave specifike”, shkroi Vuçiq në Instagram më 12 janar pasi postoi një fotografi të përbashkët me Cholletin.Ai shtoi se ka pasur një “bisedë përmbajtësore dhe të hapur” me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit.Derek Chollet mbërriti në Beograd nga Prishtina më 12 janar.Pas një drekë pune me presidentin e Serbisë, ai do të bisedojë ndaras me kryeministren, Ana Brnabiq dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq.Një nga temat e diskutimit është vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe planin evropian për Kosovën.Ai plan iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe ShBA-ja.Në tekstin e planit, në të cilin Radio Evropa e Lirë kishte qasje, thuhet se palët janë të vetëdijshme se pacenueshmëria e kufijve dhe integritetit territorial dhe sovranitetit dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kushtet themelore për paqen.Ai gjithashtu parasheh njohjen e simboleve shtetërore dhe një marrëveshje të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.Siç është bërë e ditur, Chollet me zyrtarët në Beograd do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal, përparimin e Serbisë në rrugën evropiane dhe rolin e saj në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale.Derek Chollet gjatë një bisede që bëri me gazetarët në Prishtinë më 11 dhjetor tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.Ndërsa më 12 janar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times January 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Asociacioni pritet t’i mbetet detyrë kryeministrit të ardhshëm

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Vuletiq: “BH ka qenë një shtet i robëruar për më shumë se tre dekada për shkak të politikës së Serbisë…”
Kurti: Jam në kontakt me Ramën, i gatshëm të takohem në kuadër të mbledhjes së dy qeverive
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
Kurti: Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?