By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës
July 14, 2025
A është Trump më në fund i gatshëm ta thërrasë Putinin të japë llogari?
July 14, 2025
Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës
July 14, 2025
AKA pranohet në institucionin më të lartë evropian për cilësinë në arsim
July 14, 2025
Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut
July 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj pret admiralin Bauer: Gati të shtojmë forcat në KFOR
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Begaj pret admiralin Bauer: Gati të shtojmë forcat në KFOR
Ballina 2Lajme

Begaj pret admiralin Bauer: Gati të shtojmë forcat në KFOR

Kosova Times
Last updated: 2023/02/06 at 3:50 PM
Kosova Times Published February 6, 2023
Share
SHARE

Presidenti Begaj e falënderoi admiralin Bauer për vizitën në Shqipëri në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euroatlantike, si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti Begaj vlerësoi admiral Bauer-in për drejtimin me vizion dhe përkushtim të Komitetit Ushtarak dhe kontributin që Komiteti Ushtarak jep në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve dhe kohezionit të aleancës.

Kreu i shtetit bëri me dije se, Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Ai siguroi se Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik dhe ushtarak.

Në vijim, presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e NATO-s në rajon dhe rolin e misionit të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Shqipëria mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, në drejtim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare që do çojë në njohje reciproke”, tha ai.

Presidenti Begaj theksoi se Kosova që nga viti 2008 është e pavarur dhe me vizion të qartë euroatlantik dhe në këtë kontekst mbështet një bashkëpunim akoma më të ngushtë dhe thelluar me NATO-n.

Kreu i shtetit diskutoi edhe lidhur me sulmin kibernetik të sponsorizuar nga Irani ndaj Shqipërisë dhe vlerësoi bashkëpunimin me NATO-n për rikuperimin nga ky sulm.

Në këtë drejtim, presidenti Begaj vlerësoi thellimin e bashkëpunimit dhe kontributit që struktura, agjenci dhe entitete të NATO-s mund të japin në drejtim të forcimit të mbrojtjes kibernetike.

You Might Also Like

AKA pranohet në institucionin më të lartë evropian për cilësinë në arsim

Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut

Presidentja Osmani për vizitë pune në Letoni

Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin ‘Veteranët’

Pesë zyrtarë korrektues pezullohen nga detyra

Kosova Times February 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 1, 2025
Sadiku: Rreth 1000 vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë në Prishtinë gjatë këtij viti
Shefi i Ligës Arabe në Moskë për bisedime pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Biden takohet me familjarët e amerikanëve të burgosur në Rusi
Kurti shfaq shqetësim tek kreu i KNKK-së: Serbia duhet të hap arkivat për të zhdukurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?