“Aleanca më e fortë politiko-ushtarake në botë, që mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë jo vetëm në Amerikën Veriore dhe Evropë por në tërë globin, sot shënon ditëlindjen e 74-të. Fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë së tij për çlirim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova e ka vendin në NATO krah miqve të saj për ta ndihmuar paqen në botë.

“Sot, si Republikë e Kosovës, ne jemi kontribues me Ushtrinë tonë, në misione ndërkombëtare paqeruajtëse të kësaj aleance. Si popull i lirë me orientim të natyrshëm euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të. Besoj shumë që Kosova e ka vendin në NATO, për të qenë krah miqve tanë për ta ndihmuar paqen dhe lirinë”, ka përfunduar Haradinaj.