Ish-presidenti amerikan Donald Trump fluturoi nga Florida në Nju Jork për t’u përballur me akuzat se përdori para nga fushata e parë presidenciale për të blerë heshtjen e një ylli porno. Ai zbarkoi në aeroport nën masa të mëdha sigurie, ku përfshihej edhe shërbimi sekret. Kordonët e policisë siguruan rrugën për në Kullën Trump ku ai po qëndronte.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të dalë sot në gjykatë në Nju Jork pasi Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg ngriti një aktakuzë kundër tij. Përmbajtja e aktakuzës nuk është publikuar, por është kryer një hetim për pagesën e 130,000 dollarëve aktores pornografike Stormy Daniels në vitin 2016 për të mbajtur heshtje për aferën me Trump. Asnjëherë më parë në historinë amerikane një president nuk është paditur penalisht.
Trump është planifikuar t’i dorëzohet Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg të martën , ku ka të ngjarë t’i merren shenjat e gishtave përpara se të paraqitet para një gjykatësi për një deklarim të pafajshëm.
76-vjeçari republikan Trump, i cili kërkon rizgjedhjen në vitin 2024, është i pari ish-kreu i shtetit amerikan që përballet me akuza penale. Avokati i Trumpit, Todd Blanche dhe avokatët e tjerë të tij i kërkuan gjykatës që të mos lejojë regjistrimin, fotografimin ose transmetimin në radio të leximit të aktakuzës.
Ovo je ludilo. Trump ulazi u NYC, prate ga helikopteri TV kuca, promet je blokiran u jednom pravcu dok prodje njegova kolona. Na desetke agenata tajne sluzbe cuva bivseg predsjednika na putu do suda gdje ce biti priveden pod optuzbom za kazneno djelo! Nenormalno! pic.twitter.com/O7tn4thWDC
— Ivo Puljic (@ipuljic57) April 3, 2023
Një zyrtar i gjykatës tha se leximi i aktakuzës është caktuar për në orën 19:15 (2:15 pasdite sipas kohës lokale).
Ish-presidenti amerikan më pas do të kthehet në Florida ku do të bëjë një deklaratë nga pasuria e tij në Mar-a-Lago në orën 1:15 të mëngjesit të së mërkurës (20:15 të martën me orën lokale), njoftoi zyra e tij.