Një mesazh i ri për evakuimin e vendbanimeve Lindos, Pefki, Kalatos dhe Archangelos është publikuar të shtunën pak para mesnatës, sipas një përfaqësuesi të zjarrfikësve.
Këto janë zona turistike dhe për këtë arsye është duke u zhvilluar një operacion i madh për të transportuar rreth 1000 deri në 1200 njerëz.
⚠️ Ενεργοποίηση 1️⃣1️⃣2️⃣
🆘 Αν βρίσκεστε στις περιοχές #Πεύκοι #Λίνδος & #Κάλαθος, εκκενώστε τώρα προς #Αρχάγγελο
🔥 Δασική πυρκαγιά στην περιοχή σας
‼️ Ακολουθήστε τις οδηγίες των Αρχών
ℹ️ https://t.co/kexUnlnGMV@pyrosvestiki@hellenicpolice
— 112 Greece (@112Greece) July 22, 2023
Sipas shërbimit zjarrfikës, situata në Rodos paraqitet jashtëzakonisht e vështirë, dhe zjarri do të vazhdojë të jetë shqetësues edhe në ditët në vijim.
Krahas evakuimit nga Lindos, Pefki dhe Kalatos, evakuimi nga deti ka nisur edhe në Kiotari dhe Gennadi, ku në dy plazhet janë mbledhur rreth 600 persona, shkruan Prototema.