By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Frika nga investimet rrit kursimet e qytetarëve në banka
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Frika nga investimet rrit kursimet e qytetarëve në banka
Ballina 1Financa

Frika nga investimet rrit kursimet e qytetarëve në banka

Kosova Times
Last updated: 2023/08/05 at 12:43 PM
Kosova Times Published August 5, 2023
Share
SHARE

Për rreth një miliard euro është rritur vlera e depozitave të klientëve brenda një viti në 12 bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Vlera e kursimeve në muajin maj të këtij viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ka arritur në 5.6 miliardë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë rreth 4.8 miliardë euro.

Norma mesatare e interesit në depozitat e afatizuara në sektorin bankar është 1.8 për qind.

Ekspertët financiarë dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit konsiderojnë se do të ishte në interes të shoqërisë që këto mjete të investoheshin në biznese e të mos mbaheshin në banka si para të gatshme.

Mejdi Bektashi, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njëherësh ish-anëtar i Bordit të BQK-së, thotë se viteve të fundit është vërejtur një rritje e kursimeve. Sipas tij, kursimet në Kosovë janë më të larta krahasuar me disa shtete të rajonit.

E leverdishme, sipas tij, do ishte që këto mjete qytetarët t’i fusnin në qarkullim, që më pas këto para të kishin ndikim në përmirësimin e situatës ekonomike.

“Pjesa më e madhe e këtyre depozitave, por edhe e kredive që japin bankat komerciale, nuk po shkojnë në hapjen e bizneseve që të hapen vende të reja pune, por po afatizohen në banka ose po shfrytëzohen për blerjen e patundshmërive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket shteteve të rajonit, sipas raportit të BQK-së për vitin 2022, Mali i Zi prin me rritjen e depozitave me 24.4 për qind, pasuar nga Kosova me 13.3 për qind. Pastaj vjen Serbia me 7.0 për qind dhe Shqipëria me 5.9 për qind.

“Nëse hap biznes mund të dështoj dhe të humb kursimet”

Kushtrim Behrami nga Prishtina, punon si ekonomist në një ndërmarrje publike dhe merr pagë mujore prej rreth 700 eurosh.

Ai tregon se ka arritur të kursej një shumë të parave. Por, kursimet nuk janë vetëm nga paga e tij, por i ka bërë edhe me ndihmën e anëtarëve të familjes, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës.

Behrami synon që në të ardhmen të hapë një biznes familjar, por thotë se iu frikësohet obligimeve.

“Kam dëshirë, por kam frikë. Kam shokë që merren me biznes dhe më kanë treguar se kushtet e të bërit biznes nuk janë të mira, ka shumë shpenzime. Qiraja është e lartë, pastaj ka tatim në qira për 10 për qind, obligime komunale e shpenzime për punëtorë. Këto janë arsyet dhe frika më e madhe që hezitoj sepse nëse vendosi t’i investoj kursimet që kam bërë, dhe të mos kem punë apo të dështoj në biznes, atëherë kjo është e barabartë me zero. Më humbasin kursimet dhe mundi im”, thotë ai.

Mbajtja e parave të gatshme nga qytetarët në bankat komerciale është shqetësuese për Skënder Krasniqin nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Në mungesë të ofertës dhe një mjedisi të përshtatshëm të të bërit biznes, ai shprehet se qytetarët nuk mund të marrin guximin për të futur në qarkullim mjetet e tyre.

Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë kushte, sidomos për bizneset fillestare.

“Politikat fiskale janë të dëmshme për bizneset që synojnë të futen në treg. Për një periudhë kohore, bizneset fillestare duhet të ndihmohen në pagesën e një përqindjeje të qirasë, të eliminohen taksat dhe tatimet, siç është lirimi nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar [TVSh] dhe të gjenden forma për ndihmë financiare”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës ka premtuar se do ofrojë mundësi biznesi për të rinjtë. Në programin e saj për vitin 2021-2025, thuhet se të rinjtë do ndihmohen në zhvillimin e ndërmarrjeve fillestare, të cilët do të tërhiqnin investitorët vendës dhe të huaj, duke rezultuar në krijimin e vendeve të reja të punës. Po ashtu, për bizneset e fillestare, ekzekutivi ka premtuar se do të ndahen grante.

Derisa një pjesë e qytetarëve kanë arritur të deponojnë mjetet e tyre, një pjesë tjetër kanë marrë kredi. Vlera e kredive ka arritur në rreth 4.7 miliardë euro me normë interesi prej 6.5 për qind.

You Might Also Like

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Osmani e Limaj flasin për konstituimin e Kuvendit

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

Sllavisha Filiq dënohet me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Kosova Times August 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkupi gjobit me para dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që nxitën incidente në kufi

Kosova Times Kosova Times February 5, 2023
Posta e Kosovës: Kërkuam hetime për zbardhjen e rastit në Kaçanik
Macron dhe Papa për negociata, Biden për një paqe të drejtë në Ukrainë
Si shpjegohen incidentet nacionaliste në Euro 2024?
Kurti priti në takim Komisionin Vlerësues të Lojërave Mesdhetare 2030
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?