Vuçiq konfirmoi se propozimi që ka marrë nga të dërguarit perëndimorë, i referohet ekskluzivisht formimit të Asociacionit, por se nuk mund të flasë për detajet, sepse marrëveshja është e tillë që të mos flitet.
“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që i kemi marrë”, u tha ai gazetarëve.
Por, theksoi Vuçiq, Serbia “nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo pavarësinë e Kosovës” – hapa që, në njëfarë mënyre, i kërkon Marrëveshja Bazë.
“Nuk u bë fjalë për nënshkrim apo mosnënshkrim të ndonjë gjëje”, tha presidenti serb.