Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga organizata Transparency International, ku Kosova nuk shënoi progres por mbeti në vendin e njëjtë si vitin 2022.
Bajrami ka shkruar në Facebook se qeveria bën vetëm propagandë dhe nuk lufton korrupsionin.
“Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit.Pra me negocim të drejtpërdrejtë/njëburimore”, ka shkruar ajo. /Kosovatimes/