By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rikonstruktimi i Shatërvanit, qytetarët të pakënaqur me rrjedhën e punimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rikonstruktimi i Shatërvanit, qytetarët të pakënaqur me rrjedhën e punimeve
Ballina 1Lajme

Rikonstruktimi i Shatërvanit, qytetarët të pakënaqur me rrjedhën e punimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 10:53 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Rruga “Shuaip Spahiu” dhe sheshi i “Shatërvanit” në Prizren po i nënshtrohen një rikonstruksioni infrastrukturor.

Po ndërrohet kalldrëmi, ndërsa do të sistemohen nën tokë rrjeti elektrik dhe ai kabllor, bëjnë të ditur zyrtarët komunalë. Por puna në disa lokacione ka ngjallur reagime të opozitës dhe disa banorëve të Prizrenit.

“Disa punë që janë duke i bërë për çdo vjet përsëriten punët kur nuk po bëhen si duhet me qenë. Gjithnjë hiq kocka, vendos kocka. Kur qyteti nuk po bëhet me rregull”, tha Elbasan Kryeziu qytetar i Prizrenit.

Ndërkaq, banori tjetër i këtij qytet Hysen Pllava ka thënë se bllokimi i rrugëve do të thotë i ka dëmtuar jashtëzakonisht bizneset e vogla. ”Me këtë dinamikë komuna është duke bllokuar komplet qytetin”, tha ai.

E Sokol Fejzullahu vizitor në Prizren ka thënë se këto investime që po bëhen, janë me vend. “Ato i kërkojnë qytetarët, e kërkon vet qyteti të ketë

investime në të mirë të qytetarëve. Ja shikoni se si janë shtyllat elektrike, rrezikohet çdo këmbësor që qarkullon”, tha ai.

Edhe opozita në Prizren ka reaguar për punën që është duke u bërë në disa segmente rrugore në Prizren. LDK thotë se këto investime janë të paplanifikuara mirë për një afat të gjatë.

“Këto punime shtrojnë pikëpyetje të mëdha, a janë të planifikuara për një afat pak më të gjatë apo çdo qeverisje e re që vjen ta merr një iniciativë sa për sy e faqe të ndryshimit të fasadave a po vetëm për dukje sa po investohet diçka”, tha Pjetër Gruda nga LDK.

Reagime publike në rrjetet sociale ka pasur edhe Vetëvendosja. Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, tha se kjo rrugë dhe sheshi do t’ia rikthejnë Prizrenit identitetin.

“Për shkak të dëmtimit të madh të kalldrëmit i cili ka qenë në atë rrugë jo kualitativ, tani do të jetë një kalldrëm i nivelit shumë të lartë, do të bëhet një infrastrukturë, komplet ujësjellës, kanalizim dhe i gjithë sistemi energjetik dhe kablllovikë do të futet nën tokë. Pra pritet që edhe rruga ‘Shuaip Spahiu’, edhe sheshi Shatervanit të jenë pa shtylla dhe do të jetë një infrastrukturë e kompletuar me këtë komunës së Prizrenit do t’i kthehet identiteti”, tha Lamaj.

Realizimi i projektit të sheshit të Shatërvanit do të zgjasë gjatë gjithë vitit 2024, ndërsa do të kushtojë rreth 3 milionë euro.

You Might Also Like

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Stoltenberg: Kosova të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues

Kosova Times Kosova Times May 28, 2023
Kush është e kërkuara nga Spanja, e akuzuar për trafik droge
Rusia është përgatitur të klasifikojë punën e qeverisë në rast të gjendjes ushtarake
Hungaria “nuk ndjen urgjencë” për anëtarësim e Suedisë në NATO
Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për vrasjen në Bibaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?