E konsideruar prej kohësh si parajsë për shpendët shtegtarë, Laguna e Vainit, përgjatë bregut verior të Shqipërisë, po braktiset gjithnjë e më shumë nga një varg speciesh, teksa rritja e temperaturave po shkreton ligatinat e vendit.
Miliona shpendë shtegtarë kalojnë nëpër qiejt e Shqipërisë çdo vit, teksa lëvizin drejt veriut në kërkim të ushqimit dhe një klime më të ngrohtë.
Por, tani më pak zogj po shtegtojnë nëpër Shqipëri, teksa ligatinat e saj po bëhen shumë të nxehta dhe shumë të ndotura.