By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli
June 26, 2025
Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës
June 26, 2025
Aktivitet i pazakontë në Fordow përpara sulmit amerikan. Trump: Ata u përpoqën të mbulonin pusetën
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli shton përpjekjet e dëbimit të palestinezëve në Jerusalemin lindor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli shton përpjekjet e dëbimit të palestinezëve në Jerusalemin lindor
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli shton përpjekjet e dëbimit të palestinezëve në Jerusalemin lindor

Kosova Times
Last updated: 2024/10/26 at 7:44 PM
Kosova Times Published October 26, 2024
Share
SHARE

Qindra palestinezëve në Jerusalemin lindor do t’u prishen shtëpitë ose do të dëbohen, duke bërë që kolonët hebrenj të përfitojnë nga situata. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein njofton nga Jerusalemi se të dy palët thonë se i kanë blerë shtëpitë në rrugë ligjore.

Palestinezi Fakhri Abu Diab ka lindur në këtë shtëpi 62 vjet më parë, në lagjen e quajtur Bustan ose kopshti, në zonën Silwan të Jerusalemit lindor.

Në fillim të këtij viti, autoritetet izraelite e shembën shtëpinë e tij, nën pretekstin se ishte zgjeruar pa leje.

“Tani, fëmijët dhe nipërit jetojnë me qira. Shtova një dhomë me sallon dhe banjë dhe ata ma shemben shtëpinë. Nuk kam se ku të shkoj, do të jem i pastrehë”, thotë për Zërin e Amerikës, palestinezi Fakhri Abu Diab, banor i Jerusalemit lindor.

Zoti Diab thotë se ai dhe fqinjët në Jerusalemin lindor janë përpjekur vazhdimisht që të marrin lejet e ndërtimit, por Izraeli pothuajse gjithmonë i mohon kërkesat e tyre. Ai thotë se deri tani janë shembur 10 shtëpi dhe pritet shembja e rreth 100 të tjerave në lagjen e tij. Qeveria izraelite thotë se toka do të përdoret për të ndërtuar një park arkeologjik.

Në lagjen tjetër, Batn Al Hawa, situata është më komplekse.

Hebrenjtë e Jemenit u vendosën këtu në fund të shekullit të 19-të, por u larguan pas trazirave arabe në vitet 1930.

Sipas ligjit izraelit, pronat e Jerusalemit që ishin fillimisht në duart e hebrenjve mund t’u kthehen izraelitëve, edhe nëse palestinezët që e blenë tokën duhet të dëbohen.

Aktivisti palestinez, Zuhair Rajabi thotë se qeveria ka urdhëruar dëbimin e tij dhe të pronarëve të 87 shtëpive të tjera në lagje, të cilat më parë ishin nën pronësinë e një fondi filantropik për hebrenjtë jemenas.

“I kemi blerë shtëpitë, nuk i kemi vjedhur, kemi dokumente. Çdo familje ka dokumentet e blerjes. Në rastin tim, babai e bleu këtë shtëpi në vitin 1966, dhe jetojmë këtu që nga ajo kohë. Në vitin 2015, unë dhe vëllezërit u tronditëm kur morëm urdhrin e dëbimit. Për çfarë?”, shtron pyetjen zoti Rajabi.

Zoti Rajabi thotë se ai dhe fqinjët ngacmohen shpesh nga rreth 40 familje të kolonëve hebrenj që janë shpërngulur në lagje, të mbrojtur nga rojat e sigurisë të financuara nga qeveria.

Ai thotë se organizata e kolonëve hebrenj, “Ateret Cohanim”, i ofroi shuma të mëdha parash për t’u larguar, por ai refuzoi.

Përfaqësuesit e shoqatës “Ateret Cohanim” thonë se nuk ka asgjë të paligjshme në përpjekjen për të blerë prona dhe për të rivendosur një prani hebraike në këtë zonë.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Daniel Luria, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Ateret Cohanim”.

“Në thelb, ky është djepi i mbretërve dhe profetëve të popullit hebre, këtu lindi historia dhe trashëgimia. Kjo është qendra e Jerusalemit dhe e botës hebraike”.

Grupet izraelite të të drejtave të njeriut janë përpjekur t’i mbrojnë palestinezët e Jeruzalemit lindor, të cilët përbëjnë pothuajse 40% të popullsisë së qytetit, përballë urdhrave të qeverisë izraelite për dëbimin e tyre dhe shembjen e shtëpive. Grupet thonë se përpjekjet kundër palestinezëve janë shtuar gjatë vitit të kaluar pas fillimit të luftës në Gazë.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Aviv Tatarsky të organizatës joqeveritare izraelite “Ir Amim”, e cila përpiqet të mbrojë të drejtat palestineze në Jerusalem.

“Po gjejmë mënyra për të bllokuar veprimet e qeverisë izraelite, por çekuilibri i pushtetit nuk është në favorin tonë”.

Ndërsa Izraeli përballet me konflikte në shumë fronte si Gaza, Libani, Jemeni dhe Irani, Jerusalemi ka qenë relativisht i qetë. Por shtimi i prishjes së shtëpive dhe dëbimi i palestinezëve mund të çojë në rritjen e tensioneve në qytet.

You Might Also Like

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Aktivitet i pazakontë në Fordow përpara sulmit amerikan. Trump: Ata u përpoqën të mbulonin pusetën

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

TAGGED: #Izraeli, #Jerusalemi Lindor, #Palestinezët
Kosova Times October 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deli-Kodra: Haxhiu është e pa pranueshme për PDK-në, shkak dështimet e saja

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Ukrainasve u mungon koha dhe njerëzit. “Unë nuk kam njerëz, jam i lodhur. Djemtë po vdesin”
Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt
Shefi i NATO-s në Kiev, teksa Rumania i dërgon një sistem Patriot Ukrainës
Rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri–Kosovë, kërkohen më shumë lehtësira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?