By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 dhjetor
December 4, 2025
Gutierrez-Kurtit: Të ndalen shpifjet dhe intimidimet ndaj gazetarëve
December 3, 2025
Politico: BE do ta shtojë Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash
December 3, 2025
VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë
December 3, 2025
Rama: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje do të legjitimonte terrorin
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > 30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

30 palestinezë të vdekur në Gazë, sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 5:09 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Sulmet izraelite në Gazë shkaktuan sot vdekjen e 30 palestinezëve, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, ndërsa një autobus pranë një vendbanimi izraelit në Bregun Perëndimor u sulmua me armë zjarri nga një person, duke shkaktuar plagosjen e të paktën të tetë udhëtarëve. Me armëpushimin që hyri në ditën e tretë ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, mijëra të zhvendosur në Liban dhe Izrael inspektuan vendbanimet e tyre të dëmtuara në dy anët e kufirit. Zyrtarët izraelitë paralajmëruan se do të veprojnë në rast të shkeljes së marrëveshjes nga grupi militant.

Palestinezët kërkuan familjarët e tyre nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruar në Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës të premten pas një operacioni ushtarak izraelit në këtë zonë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, sulmet gjatë natës në këtë kamp dhe në pjesë të ndryshme të Gazës shkaktuan vdekjen e të paktën 30 palestinezëve.

Krahas vazhdimit të operacioneve ushtarake, të zhvendosurit në Gazë po kërcënohen edhe nga uria. Sipas punonjësve të ndihmave, sasia e ndihmave që Izraeli po lejon të futen në Gazë tashmë ka arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës 14 mujore në këtë territor, duke përshkallëzuar gjendjen humanitare. Shumica e palestinezëve mbështeten tek furrat e bukës dhe kuzhinat bamirëse, që janë të mbipopulluara, për të siguruar një racion ushqimi në ditë.

Në Bregun Perëndimor, një i armatosur qëlloi një autobus izraelit të premten, duke plagosur tetë persona. Sipas ushtrisë izraelite, sulmuesi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, sulmoi autobusin në afërsi të një vendbanimi të kolonëve izraelitë para se të vritej nga ushtria izraelite. Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Në Liban dhe Izrael, mijëra të zhvendosur nga konflikti po kthehen në vendbanimet e tyre për të inspektuar shtëpitë dhe bizneset këtë javë pas shpalljes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani të mërkurën. Konflikti zhvendosi rreth 1.2 milionë persona nga Libani dhe mbi 60,000 nga pjesa veriore e Izraelit.

Në fshatin Baalbek në Liban, Hamza Al Outa gjeti shtëpinë e tij të shndërruar në rrënoja.

“Këto ndërtesa mund të rindërtohen, nuk janë të rëndësishme. Por të dashurit tanë, miqtë, fqinjët, populli, atdheu ynë janë shkatërruar. Përse? Cila ishte aryseja? A nuk mund të jetojmë të sigurt? Jo”, tha ai.

Në Metula, në pjesën veriore të Izraelit, banorët thanë se shumica e tyre po vizitonin shtëpitë por se nuk do të kthehen derisa të ekzistojë kërcënimi i sigurisë.

“Nuk do të kthehem në shtëpi derisa të mos ndihem plotësisht e sigurt, me një ndjenjë siguri dhe qetësie, jo me frikë dhe ankth se na presin më shumë trazira. Kjo marrëveshje armëpushimi nuk më duket shumë e sigurt, por shpresoj për më mirë”, tha e zhvendosura izraelite Linoy Dankenter.

Në një intervistë për televizionin izraelit Kanal 14 të enjten, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se e kishte urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie “për një luftë intensive” në rast të shkeljes së marrëveshjes nga Hezbollahu.

“Dje i vramë pesë pjesëtarë të Hezbollahut, i kapëm katër, sot sulmuam edhe të tjerë. Askush nuk do të na mashtrojë, jemi duke e zbatuar (marrëveshjen) plotësisht, por nëse situata e kërkon, e kam urdhëruar ushtrinë që të jetë në gjendje gatishmërie për një luftë intensive në rast të shkeljes së armëpushimit”, deklaroi ai.

Izraeli të enjten ndërmori një sulm ajror në pjesën jugore të Libanit ndaj një depo raketash të Hezbollahut, duke e cilësuar si shkelje të marrëveshjes nga grupi militant.

Por përkundër sulmeve sporadike, shenja më e qartë e armëpushimit ishte rënie e nivelit të sulmeve të përgjithshme në Liban që nga fillimi i konfliktit, i cili filloi dhe u zhvillua paralelisht me luftën në Gazë, të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite në tetor të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Politico: BE do ta shtojë Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë pastrimi parash

VIDEO: Rrëzohet një avion amerikan F-16 në shkretëtirë

Trump e lidhi Serbinë me përpjekjen për të vjedhur zgjedhjet presidenciale në SHBA

Vrasja barbare e një politikani ukrainas që tronditi Vjenën: Ai u torturua dhe më pas u dogj i gjallë

Kremlini: Putini pranoi disa propozime amerikane, hodhi poshtë të tjera

TAGGED: #30 të vrarë, #Gazë, #Sulme izraelite
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mundësia e shpërthimit të luftës së re dhe fati i çështjes shqiptare

Kosova Times Kosova Times February 28, 2025
Abdixhiku: Afrim Bunjaku ishte një njeri me vlera të mëdha
Trump nënshkruan marrëveshjen, duke i dhënë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë amerikane në histori
Në ditën e fëmijëve kërkohet më shumë të drejta për ta
Kelmendi: Miqësia dhe aleanca me shtetet Perëndimore ishin shërbimi i fundit i Rugovës ndaj Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?