By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi
June 7, 2025
Nis ndeshja – Shqipëri – Ser
June 7, 2025
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti
June 7, 2025
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
June 7, 2025
DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Niniq: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale për sulmin në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Niniq: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale për sulmin në Banjskë
Ballina 2Rajon / Botë

Niniq: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale për sulmin në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/01 at 7:32 AM
Kosova Times Published January 31, 2025
Share
SHARE

Pavarësisht pranimit të fajësisë, Milan Radoiçiq nuk është akuzuar ende nga autoritetet serbe. Avokati Ivan Niniq thotë se procesi po shtyhet për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë. Ai thekson se drejtësia në Beograd mund të mos e ndjekë penalisht Radoiçiqin ose ta bëjë këtë vetëm në kuadër të një marrëveshjeje politike.

Avokati nga Beogradi Ivan Niniq, në një deklaratë për RTK, vlerëson se Beogradi ende nuk është i gatshëm të zhvillojë procesin gjyqësor lidhur me sulmin në Banjskë kundër Milan Radoiçiqit. Duke komentuar njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se vendimi për aktakuzën kundër Radoiçiqit mund të merret në fillim të vitit 2025, Niniq vlerëson se një proces i mundshëm do të varet nga marrëveshja politike me udhëheqjen shtetërore.

Ai thekson se presioni ndërkombëtar është kyç dhe se hapat e mëtejshëm në lidhje me Banjskën do të varen nga marrëdhëniet midis Serbisë dhe Perëndimit.

Edhe pse ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i afërt me autoritetet serbe, ka pranuar se ka organizuar grupin e armatosur që kreu sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, në Serbi ende nuk ka përparim lidhur me ndjekjen e tij penale.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ende nuk ka marrë vendim për aktakuzën për rastin Banjskë të datës 24 shtator 2023, edhe pse kryeprokurori Nenad Stefanoviq e paralajmëroi këtë në fund të vitit 2024, duke thënë se vendimi do të merret në fillim të vitit 2025. Deri më tani, është njoftuar vetëm se hetimi është në vazhdim dhe se po verifikohen deklaratat që Radoiçiq ka dhënë gjatë marrjes në pyetje.

Avokati beogradas, Ivan Niniq vlerëson se shtyrja e procesit është një mënyrë për të fituar kohë, ndërsa mbi udhëheqjen politike të Serbisë po ushtrohet presion ndërkombëtar.

“Unë nuk jam optimist se drejtësia në Beograd do ta ndjekë penalisht Radoiçiqin, madje edhe nëse kjo ndodh, do të jetë në marrëveshje me të. Skenari në të cilin Vuçiq dhe autoritetet serbe e lënë Radoiçiqin pas dore dhe ai përfundon duke vuajtur një dënim është i paimagjinueshëm në sistemin politik aktual. Presioni i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë i pranishëm”, thekson Niniq.

Ai shton se, nëse Serbia synon anëtarësimin në BE, duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e Radoiçiqit dhe të atyre që e ndihmuan atë. Prandaj, për shkak të problemeve ligjore dhe politike, aktakuza ndaj Radoiçiqit do të varet nga marrëdhëniet midis Serbisë dhe Perëndimit.

“Presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë është i madh dhe kjo ka çuar në pranimin e Radoiçiqit se ai ishte organizatori dhe pjesëmarrësi i sulmit në Banjskë. Megjithatë, kjo nuk e ka përkeqësuar pozitën e tij ligjore, ai nuk ka kaluar as një natë në burg në Beograd. Pasoja e vetme për të ishte transferimi i aksioneve të tij në kompani te Zvonko Vesellinoviq, duke u tërhequr formalisht nga biznesi, që Vuçiq të mund të deklarojë se Serbia nuk e financon atë dhe nuk ka lidhje me kompanitë e tij”, thotë Niniq.

Sipas tij, në këtë mënyrë, ata kanë ruajtur fuqinë ekonomike, pasi kapitali i Radoiçiqit tani kontrollohet nga Veselinoviqi. Gjithashtu, kujton se Radoiçiq dhe Veselinoviq, të dy në listën e zezë të SHBA-së, më parë kanë qenë nën hetime për krim të organizuar, por për shkak të “lidhjeve me autoritetet nuk janë ndëshkuar”.

Niniq thekson se Prokuroria Publike në Beograd nuk ka juridiksion mbi Radoiçiqin ose rastin Banjskë, pasi Serbia, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka njohur gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. Sipas tij, zhvendosja e çështjes Banjskë në Beograd është “hedhje hi në sytë e publikut”. Ai thotë se ka dy mundësi: Radoiçiqit t’i gjykohet në mungesë në Prishtinë ose t’i gjykohet në prani, që do të nënkuptonte ndalimin e tij.

“Vetë Radoiçiqi nuk ka arsye të dorëzohet, sepse është i mbrojtur nga shteti serb. Beogradi dhe Prishtina nuk kanë një marrëveshje për bashkëpunim në çështjet penale ndërkombëtare, prandaj nuk ka bazë ligjore për dorëzimin e tij tek autoritetet në Prishtinë, dhe kjo është karta në të cilën po luan Vuçiqi,” thotë Niniq. Sipas tij, ende nuk dihet “çfarë ishte Banjskë, si dhe ku u krijua, por dihet çfarë pasojash pati”. “Dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale për këtë në një shoqëri të civilizuar,” thekson ai.

Niniq paralajmëron se mbetet e paqartë prapavija politike e sulmit dhe shpreh dyshime për shkak të shkallës së madhe të operacionit dhe logjistikës së përfshirë.

“Banjskë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhte nëse autoritetet në Beograd nuk do ta kishin ditur për të, nuk do ta kishin organizuar dhe nuk do të kishin dhënë miratimin për të. Çfarë ishte synimi i Banjskës, kjo është një pyetje për të cilën ndoshta nuk do të marrim kurrë përgjigje,” thotë Niniq.

Sipas tij, përveç viktima, sulmi në Banjskë ka pasoja serioze politike, veçanërisht për reputacionin e Serbisë, ndërsa dëmi më i madh i është shkaktuar serbëve në veri të Kosovës. Siç thekson ai, çdo proces i mundshëm kundër Radoiçiqit do të ishte rezultat i një marrëveshjeje politike, e jo i kritereve ligjore.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times January 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Maresca: Nuk ka presion nga klubi për pozitën e katërt

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Këto 3 ushqime të lira ulin kolesterolin më shpejt se ilaçet – mjafton një grusht në ditë!
Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga Prokuroria e Posaçme
Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Paris
Sqarohet ZKA: E përmirësuam gabimin teknik, por nuk ka pasur ndikim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?