Haxhiu deklaroi se LVV është e gatshme që të flasë me partitë politike për datën e zgjedhjeve.

“Ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim me to për datën e zgjedhjeve, në qoftë se ata refuzojnë që ta konsituojnë Kuvendin e Kosovës, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, tha ajo.

Megjithatë, Haxhiu shtoi se është e rëndësishme të zhbllokohet Kuvendi.