By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”
November 4, 2025
Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve
November 4, 2025
Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë
November 4, 2025
Si ta heshtësh dikë që të fyen vazhdimisht brenda sekondash? Thjesht thuaji këto tre fjalë
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 9:24 AM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raketave në Jemen të dielën, tha ushtria amerikane duke bërë të ditur se një prej raketave ishte e projektuar për sulm tokësor ndërkaq të tjerat për të shënjestruar anijet në Detin e Kuq.

Sulmet erdhën një ditë pasi forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe kryen sulme të reja ajrore kundër objektivave iraniane duke i goditur 36 caqe të grupit rebel, Huthi, në Jemen, si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të rebelëve ndaj anijeve.

Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) tha në rrjetet sociale se forcat amerikane kryen një “sulm në vetëmbrojtje kundër një rakete lundruese” që ishte projektuar për sulm tokësor dhe më vonë goditën “katër raketa lundruese të cilat ishin të përgatitura për t’u lëshuar kundër anijeve në Detin e Kuq”.

Forcat amerikane “identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Huthët e Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon”, shtoi CENTCOM.

Huthët filluan të shënjestrojnë anijet në Detit të Kuq në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se ata po goditnin anijet e lidhura me Izraelin dhe sipas tyre këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në Gazë.

Lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka filluar më 7 tetor 2023 pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit.

Më 28 janar, një dron u përplas në një bazë në Jordani, duke vrarë tre ushtarë amerikanë dhe duke plagosur më shumë se 40 – një sulm për të cilin Uashingtoni fajësoi forcat e mbështetura nga Irani.

ShBA-ja u përgjigj të premten me sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

Për këtë sulm, Uashingtoni e fajësoi Iranin dhe aleatët e tij që veprojnë në Siri dhe Irak.

Sipas njoftimit, 13 lokacione të ndryshme në Jemen u goditën nga avionët luftarakë amerikanë F/A-18 dhe nga luftanijet amerikane në Detin e Kuq.

Zyrtarët amerikanë thanë më 3 janar se besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme të tjera shtesë.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

You Might Also Like

Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo

Tradhti në Al Fashir. Ushtria iku, duke ia lënë civilët paraushtarakëve: “Ata i vranë të gjithë”

Ukrainasi i mbijetoi disa prej betejave më të ashpra të luftës. U vra në ceremoninë e mirënjohjeve

Gruaja e re iraniane dënohet për vdekjen e burrit të dhunshëm. Duhet të paguajë 100,000 euro ose të vdesë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot me diell, në orët e mëngjesit do të ketë mjegull

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Kurti: Historia e trashëgimia e luftës kanë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar e shkencëruar
Haxhiu: Është proceduar mekanizmi për mbrojtjen nga dhuna në familje
Kurti e nisi fushatën me fshatrat e Gjakovës
Policia largon pamfletet kërcënuese në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?