By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin për dinarin serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin për dinarin serb
Ballina 1Lajme

Kurti: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin për dinarin serb

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 2:38 PM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i qëndron prapa rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e euros si monedhë e vetme e vendit. Kurti tha se qeveria nuk do të ndërhyjë në zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt.

Duke folur në një intervistë për “Bloomberg” në Londër, shefi i ekzekutivit kosovar përsëriti se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur.

Ai theksoi se nuk mund ta kthejnë këtë vendim, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë lloj mase ndëshkuese, pasi nuk duan ta ndëshkojnë askënd.

“Nuk mund ta zhbëjmë këtë vendim. Pra, ata kërkuan për më shumë kohë dhe ne po u japim më shumë kohë. Tani, edhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë po thonë se rregullorja është ligjore sepse po lufton financimin e terrorizmit, aktivitetet e paligjshme, por ne nuk duhet të ngutemi shumë në zbatimin e plotë. Dhe kështu do të veprojmë gjatë shkurtit”, tha Kurti.

Kurti më tej theksoi se partnerët tanë SHBA e BE thonë se rregullorja e BQK-së është legale. Ai sqaroi se përmes përdorimit të dinarit bëhen financime të terroristëve, etj.

Kurti tha se ai dëshiron që ata të integrohen në shoqëri, teksa shtoi se shumica e serbëve thuajse janë pajisur me letërnjoftime dhe pasaporta të Kosovës.

“Ne duam t’i integrojmë në shoqërinë tonë. Ata kanë dokumentacione identifikuese kosovare, pasaporta kosovare. Problemi nuk janë serbët e Kosovës, problemi është regjimi autokratik në Beograd, që është bashkëpunëtor rus. Është regjim që varet nga Kremlini”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se regjimi i Beogradit është duke e bërë alarmim para-apokaliptik, duke nxitur tensione etnike sepse ata duan të shkaktojnë probleme në rajon.

Kryeministri Kurti tutje vuri në dukje arsyen e fitores së tij në zgjedhjet e vendit përmes maksimës drejtësi dhe punë, duke shtuar se drejtësia integron njerëzit.

Kurti mes tjerash shtoi se do paqe dhe siguri por që kjo të arrihet përmes demokracisë, përmes sundimit të ligjit.

“Duam paqe e siguri, por kjo të arrihet përmes rrugës demokratike, përmes sundimit të ligjit”, deklaroi Kurti.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin për amnistinë penale

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Përmbytjet në Itali vdesin njerëz, anulohet gara e madhe të Formula 1
Arrestohen tre persona për grabitje në pompë derivatesh në Prishtinë
Kreshnik Mahmuti dhe Shega Hashani Fitues të turneut “Adem Jashari”
Përfundojnë memoaret e Britney Spears, ky është libri që do të “trondisë botën”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?