By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tirana shënon 1 Majin me thirrje që të rinjtë të mos emigrojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tirana shënon 1 Majin me thirrje që të rinjtë të mos emigrojnë
Ballina 2Rajon / Botë

Tirana shënon 1 Majin me thirrje që të rinjtë të mos emigrojnë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 1:49 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Tiranë u zhvilluan disa protesta. Në njërën prej tyre, një grup i njerëzve u grumbulluan në rrugën që lidh Tiranën me aeroportin e Rinasit.

Në këtë protestë u bë thirrje që të rinjtë të luftojnë për të drejtat e tyre në punë dhe të mos largohen nga Shqipëria.

Drejtues të Konfederatës së Sindikatave thanë se vendi ka nevojë për punëtorë, pasi që shumë biznese vuajnë nga ky problem, por shtoi se të rinjve nuk u ofrohen paga dhe kushte dinjitoze.

“Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju”, ishte një prej pankartave që mbanin protestuesit në këtë protestë.

“Të rinjtë nuk do të detyroheshin të emigronin nëse politikbërësit hartojnë politika për t’i mbajtur ata këtu, duke i motivuar dhe vlerësuar”, tha një prej protestuesve.

 

Në një tjetër protestë të mbajtur për të shënuar 1 Majin, punëtorët e arsimit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Me pankartat ku shkruhej “Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”, “zbatoni kontratën kolektive” e “shpërblim në fund të vitit për mësuesin”, punëtorët e arsimit shprehën pakënaqësitë e tyre.

Ata kërkuan dyfishim të pagave duke theksuar që vetëm kështu maturantët mund të zgjedhin të studiojnë për t’u bërë mësimdhënës, që gjë gjithnjë e më pak të rinj po zgjedhin ta bëjnë. Paga mesatare për një mësues në Shqipëri është 60 mijë lekë, apo rreth 600 euro, në muaj.

“Ne kërkojmë që kryeministri ta mbajë premtimin që buxheti për arsimin do jetë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo duhet zbatuar sa më shpejt të jetë e mundur, s’mund të ketë infrastrukturë, s’mund të ketë laboratorë dhe as rritje pagash pa rritur buxhetin. Pa arsim cilësor nuk mund të ketë të ardhme ky vend”, tha Isa Halilaj, përfaqësues i Sindikatës së Arsimit.

Më pas, mësuesit iu bashkuan protestës që u mbajt para Kryeministrisë nga punëtorë të sektorëve të ndryshëm si minatorë, naftëtarë, e punonjës të qendrave të thirrjeve.

Protesta u organizua nga Unioni i Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë. Me thirrjet “Dinjitet për punëtorët” protestuesit kërkuan që qeveria të reflektojë duke paralajmëruar protesta më masive ditët në vijim.

Gratë pjesëmarrëse në protestë ngritën zërin për hendekun e pagave mes burrave dhe grave dhë vështirësitë e tyre për të përballuar jetesën përballë cmimeve të larta.

“Flasim sot për drejtat e punëtoreve në fabrikat e këpucëve dhe veshjeve, a keni shkuar ndonjëherë aty? A i keni pyetur ato gra, a i keni pyetur nëse e marrin pagën minimale? Flasim për pagë minimale kur Evropa, madje edhe Ballkani flet për pagë cilësore, që të mundëson të paguash mjekun në fund të muajit, shportën me ushqime cilësore, jo ushqime të skaduara me ofertë nëpër markete”, tha një nga pjesëmarrëset në protestë.

E përderisa në Tiranë mbaheshin protestat e punëtorëve, kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një akvititeti në Elbasan tha se njerëzit e punës po e dëshmojnë cdo ditë se asgjë nuk është e pamundur.

You Might Also Like

Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë

Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë

Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve

Llogaritë e të famshmes Isinbayeva u bllokuan, ajo më parë kishte hequr dorë nga ushtria ruse dhe Putini

Më shumë se 50,000 njerëz u evakuuan në Turqi për shkak të zjarrit

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Publikohet lista e Dardaneve të reja për miqësoret me Malin e Zi

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
110 vjet ndarje e shqiptarëve!
Behgjet Pacolli hedh në gjyq Arjan Currin
EURO2024 – Pse nuk ka ndeshje për vendin e tretë?
Moti sot, me vranësira dhe reshje shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?