By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris s’e ka të sigurt nominimin – kush mund ta sfidojë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Harris s’e ka të sigurt nominimin – kush mund ta sfidojë?
Ballina 2Rajon / Botë

Harris s’e ka të sigurt nominimin – kush mund ta sfidojë?

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 3:12 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Mbështetja që i dha presidenti i ShBA-së, Joe Biden, zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar si kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit, nuk u ka dha fund spekulimeve nëse ajo do të jetë, në fakt, zyrtarisht kandidate.

Ish-presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij – ish-sekretarja e Shtetit dhe kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016, Hillary Clinton – shprehën mbështetjen e tyre për Harrisin, menjëherë pasi Biden lëshoi një deklaratë, duke thënë se ai tërhiqet nga gara.

Por, disa zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Demokratike ishin të përmbajtur, përfshirë këtu: ish-presidentin Barack Obama, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer.

Kjo, pasi shumë prej tyre mendojnë se ka kandidatë të tjerë që kanë shanse më të mira për të mposhtur kandidatin republikan dhe ish-presidentin, Donald Trump, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Vetë Harris tha përmes një deklarate se ndihet e nderuar që mori mbështetjen e Bidenit dhe se qëllim i saj është “ta fitojë nominimin” e partisë, duke sugjeruar se nuk e përjashton mundësinë që të përballet me të tjerë në garën për nominim.

Nominimi do të shpallet zyrtarisht në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago të Illinoisit, që do t’i zhvillojë punimet nga data 19 deri më 22 gusht.

Thirrje për një “proces të hapur”

Disa analistë sugjerojnë se do të mbahen një palë “mini-zgjedhje” mes Harrisit dhe çdo kandidati tjetër të mundshëm presidencial, për të përcaktuar se kush do të jetë i nominuari. Se si do të zhvillohen ato zgjedhje, nuk është e qartë.

Por, rregullat e Komitetit Kombëtar Demokratik – i cili duhet të mblidhet dy ditë pasi një kandidat që i ka fituar zgjedhjet paraprake, tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale – do të përcaktojnë se si partia do të ecë përpara.

Obama tha se ka “besim të jashtëzakonshëm se udhëheqësit e partisë sonë do të arrijnë të krijojnë një proces, nga i cili do të dalë një kandidat i shquar”.

Nëse mbahen mini-zgjedhjet, ato mund ta përcaktojnë fituesin shumë kohë përpara Konventës së Demokratëve dhe zgjedhja përfundimtare do të shpallet pastaj zyrtarisht në Çikago.

Por, disa thonë se gara mes Harrisit dhe kandidatëve të tjerë mund të fillojë në ditët në vazhdim, porse emri do të vendoset në konventë, nga mijëra delegatët që do të jenë atje.

Ish-zyrtari i administratës së Obamës, David Axelrod, konsulent politik dhe komentues politik për CNN-in, tha se udhëheqësit kryesorë në Partinë Demokratike janë të matur ndaj Harrisit, pasi po pyeten: “Si dhe kush mund ta mposhtë Donald Trumpin në nëntor”?

Në sondazhin e fundit kombëtar nga CBS News, Trump doli në epërsi me 52 për qind mbështetje, kundrejt Bidenit me 47%, dhe me 51% mbështetje kundrejt Harrisit me 48%.

Trump është gjithashtu përpara në sondazhet në shumicën e shteteve të lëkundura – siç njihen shtetet ku votat për demokratët dhe republikanët janë gati të barabarta dhe shpesh të paparashikueshme.

Pavarësisht thirrjeve për një proces të hapur që do të mbahej me shumë kandidatë, askush nuk doli të thotë se do të futet në garë, pas njoftimit të Bidenit.

“Askush nuk tha – së paku jo menjëherë – se do ta sfidojë atë. Kështu që Harris është tani favorite për t’u nominuar”, thotë për Radion Evropa e Lirë Matthew Dallek, profesor i shkencave politike dhe historian në Universitetin George Washington.

Sfiduesit e mundshëm të Harrisit

Pavarësisht kësaj, janë disa emra që përmenden si sfidues të mundshëm të Harrisit.

Gretchen Whitmer (52 vjeçe), guvernatore e Miçigenit

Gretchen Whitmer
Gretchen Whitmer

Një guvernatore e njohur në një shtet të lëkundur, Whitmer është relativisht e re dhe njihet në nivel kombëtar, pasi emri i saj është përmendur shpesh si zëvendësuese e mundshme e Bidenit nëse ai tërhiqet. Trump është aktualisht në epërsi në sondazhet e opinionit në Miçigan dhe Whitmer mund të ndihmojë që demokratët ta sigurojnë këtë shtet.

Joe Manchin (76 vjeç), senator nga Virxhinia Perëndimore

Joe Manchin
Joe Manchin

Një ligjvënës që shpesh ka zemëruar shumë demokratë, sepse nuk ka votuar gjithmonë me ta, Manchin është regjistruar si i pavarur në fillim të këtij viti. Ai tha më 21 korrik se po mendon të riregjistrohet si demokrat dhe të konkurrojë kundër Harrisit.

Josh Shapiro (51 vjeç), guvernator i Pensilvanisë

Josh Shapiro
Josh Shapiro

Ashtu si Whitmer, Shapiro është një guvernator i ri i një shteti të lëkundur. Biden e fitoi Pensilvaninë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, por tani është më poshtë në sondazhe. Megjithatë, Shapiro tha më 21 korrik se ai e mbështet Harrisin si presidente.

Gavin Newsom (57 vjeç), guvernator i Kalifornisë

Gavin Newsom
Gavin Newsom

Newsom është parë si kandidat kryesor për ta zëvendësuar Bidenin, mes spekulimeve për tërheqjen e tij. Ai ka zhvilluar një debat kombëtar me guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, në nëntor, kur DeSantis po e sfidonte Trumpin për nominimin. Newsom ka thënë më herët se ai nuk do të garojë kundër Harrisit.

Kandidatë të tjerë të mundshëm që janë përmendur, përfshijnë guvernatorin e Illinoisit, J.B. Pritzker (59 vjeç), guvernatorin e Kentakit, Andy Beshear (46 vjeç), guvernatorin e Merillendit, Wes Moore (45 vjeç), senatorin e Nju Xhërsit, Cory Booker (55 vjeç), ish-kryebashkiakun e Nju Orllinsit, Mitch Landrieu (63 vjeç) dhe ish-zonjën e parë, Michelle Obama (60 vjeçe).

Michelle Obama
Michelle Obama

Kush mund të jetë nënpresident/e?

Nëse udhëheqësit e Partisë Demokratike përfundojnë duke e mbështetur Harrisin si kandidate, atëherë në qendër të vëmendjes do të jetë se kush do të garojë si zëvendës apo zëvendëse e saj.

“Ka shumë demokratë të fortë dhe të rinj”, thotë Dallek.

“Nëse supozojmë se është Harris, ajo do të ketë një mori opsionesh. Por, kjo do të vlejë për secilin të nominuar”, sipas tij.

Nëse Harris do që ta balancojë dukjen, ajo nuk do të zgjedhë grua për të garuar për zëvendëse të saj. Dhe, kjo i eliminon nga shqyrtimet Whitmerin dhe Michelle Obamën.

Marrë parasysh faktin se ajo është edhe afrikane-amerikane, edhe aziatike-amerikane, analistët thonë se është, gjithashtu, e pamundur që ajo ta zgjedhë dikë nga pakica për të qenë zëvendës/e i/e saj. E, kjo mund të eliminojë njerëz si Moore dhe Booker.

Por, sfiduesit e tjerë të mundshëm të Harrisit për nominimin presidencial do të ishin, po ashtu, kandidatë për të qenë zëvendës të saj.

Një përjashtim mund të jetë Newsom, sepse ai është nga Kalifornia – shteti i Harrisit.

Kjo, për shkak se ekziston një klauzolë në Amendamentin e 12-të të Kushtetutës së SHBA-së që nuk i lejon kandidatët nga i njëjti shtet për të garuar me “të njëjtën biletë”.

“Nëse do të jetë Harris, unë mendoj se disa nga këta guvernatorët e shteteve të kuqe ose të lëkundura do të ishin shumë tërheqës për të politikisht”, thotë Dallek.

Nëse Komiteti i rregullave i Konventës Kombëtare Demokratike nuk e ndryshon afatin kohor, votimi virtual nga delegatët në Konventën e partisë do të fillojë në fillim të gushtit.

Kjo nuk i lë shumë kohë partisë për të marrë vendimin përfundimtar – nëse do ta nominojë Harrisin ose dikë tjetër – e as kandidatit/es – nëse është Harris apo dikush tjetër – për të zgjedhur kandidatin për zëvendës/e. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

TAGGED: #Demokratët, #Kamala Harris, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit

Kosova Times Kosova Times May 11, 2025
Te premten rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve
Ndalohet një serb në veri për “shkelje të rendit kushtetues”
Trump hyn në histori me kthimin në Shtëpinë e Bardhë
Polakët kujtuan fitoren ndaj rusëve. Ata nxorën tanket në rrugë dhe ngritën avionët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?