By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ekonomia ruse është në prag të kolapsit
November 4, 2025
Mediat polake: Aktivisti Igor Rogov pranon se ka spiunuar për FSB-në
November 4, 2025
Konjufca merr mbështetje nga grupi multi-etnik
November 4, 2025
Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia
November 4, 2025
Kelmendi e Çela flasin për luftën kundër krimit në Kosovë e Shqipëri
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasadori Hill: Angazhimi i Vuçiqit është konstruktiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ambasadori Hill: Angazhimi i Vuçiqit është konstruktiv
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasadori Hill: Angazhimi i Vuçiqit është konstruktiv

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 6:48 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat në Kosovë.

Takimi mes Hillit dhe Vuçiqit, vjen pas atij të djeshmit në Bruksel që presidenti serb pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur”, u tha Hill gazetarëve pas takimit.

Me kërkesë të ShBA-së, Kurti pas mesnate vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë, se do të donte t’i shtonte edhe 363 ditë të tjera”, tha Hill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ambasadorin amerikan, ka njoftuar në Instagram se ka ndarë shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Falënderova ShBA-në për përfshirjen e tyre në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme, dhe theksova se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, tha Vuçiq.

Brnabiq: Serbia është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe dialogut

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha më 22 nëntor se Serbia në Bruksel tregoi “sa thellë është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, dialogut dhe kompromisit”.

“E vetmja gjë që ne duam dhe e vetmja gjë që dëshirojnë serbët nga Kosova dhe Metohia është zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kaq” tha ajo, duke komentuar takimin e Brukselit.

Më 21 nëntor, takimi në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit Vuçiqit, rezultoi pa marrëveshje.

Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës pati planifikuar që vendimin për gjobat ta zbatonte nga mëngjesi i 22 nëntorit.

Faza e dytë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla.

Faza e parë ka paraparë qortimin, e dyta parasheh gjobën dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.

Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

You Might Also Like

Ekonomia ruse është në prag të kolapsit

Mediat polake: Aktivisti Igor Rogov pranon se ka spiunuar për FSB-në

Osmani: FSK gjithmonë në shërbim të atdheut

Serbia në prag të luftës civile: Vuçiç po përgatitet të bëjë një gjë monstruoze

Vdes Dick Cheney

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

ATK do të prezantojë të mbledhurat nga tatimet për gjashtë muaj

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Rezultati kaotik i zgjedhjeve në Spanjë: Çfarë duhet të dini?
Afron sezoni i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara
Gashi: Basha është përfaqësues autentik i LVV-së
Prishtina pret eventin historik “WTT Feeder Prishtina 2024”-pjesëmarrës 87 sportistë nga 37 shtete
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?