By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë
June 9, 2025
Kosova – Komoret, formacionet
June 9, 2025
Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Izvor të Zveçanit
June 9, 2025
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Katër trëndafilat e kuq apo “lufta” artistike me varësinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Katër trëndafilat e kuq apo “lufta” artistike me varësinë
Lajme

Katër trëndafilat e kuq apo “lufta” artistike me varësinë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/17 at 11:25 AM
Kosova Times Published September 17, 2024
Share
SHARE

“Katër trëndafilat” ishte shfaqja e parë e edicionit të XI të festivalit tradicional “Summer cult” i cili i kushtohet regjisorëve të rinj dhe punës së tyre.

 

Me tekst të dramaturges dhe shkrimtares së njohur amerikane Julia Cameron, regjisorja e re kosovare Erleta Rexhepi solli një lexim interesant regjisorial të këtij teksti të luajtur në skena botërore.

Me një skenografi pothuaj minimaliste të bazuar në tre konstruksione luhajash (me nga dy sosh në secilin konstruksion) që lëviznin nga vetë aktoret duke ndërruar hapësirat skenike (herë ambient i përbashkët në një qendër rehabilitimi, herë dhoma private të pacienteve, herë dhoma e mjekes etj) shfaqja mëton të sjellë te publiku dramën e katër femrave të cilat kanë probleme të pranuara ose jo prej tyre me varësinë ndaj alkoolit, barnave dhe drogës.

Asgjë nuk është ashtu si duket. As jeta e katër femrave që luftojnë me varësinë e tyre, ndonëse fillimisht nuk e pranojnë këtë varësi.

Shfaqja fillon kur aktorja e njohur Mara, një yll i dikurshëm, hyn në Qendrën e Rehabilitimit “Katër trëndafilat” dhe fillon të trajtojë problemin e saj të fshehur gjatë gjithë jetës me alkoolin. Aty gjen edhe tre paciente të tjera, të cilat fillimisht reflektojnë psikologjinë e rënduar të të burgosurave. Ndonëse luhajat si të vetmet rekuizita me të cilat ato shërbehen deri në fund të shfaqjes (ndonjë rekuizitë tjetër si valixhet, lapsat e fletët e vizatimit, trëndafilat etj përdoren aty për aty) ta krijojnë përshtypjen e një lirie të rrejshme për shkak të luhatjes në ajër, ndërkaq njëherazi reflektojnë një atmosferë të rënduar burgu.

Nuk janë vetëm katër femra të zakonshme që ndajnë hapësirat e një qendre rehabilitimi, por më shumë se aq, janë katër femra që në një mënyrë apo në një tjetër luftojnë me demonët e tyre, fillimisht duke mos i pranuar, pastaj duke i fshehur, duke i ikur kokës së problemeve e vetëm krejt në fund fare duke u ballafaquar me to. Krejt ky udhëtim i tyre i vështirë brenda thellomave të shpirtit, vetëdijes dhe nënvetëdijes së tyre mbushur përplot trauma, pasiguri dhe frustrime të shumta bëhet nën monitorimin skrupuloz të një mjekeje, ende të dashuruar me të shoqin e vdekur nga përdorimi enorm i alkoolit. Dr. Rose, edhe ajo vetë një ish alkooliste nxit “shpërthimin” emocional të pacienteve të vetëndrydhura nga mohimi i sëmundjes. Po, sipas dr. Rose abuzimi me alkoolin, substancat narkotike apo barnat e paautorizuara është sëmundje, një sëmundje reale shërimi i së cilës kërkon fuqi të madhe psikologjike e emocionale.

Një aktore e njohur pas qëndrimit prej Dive të së cilës maskohet bukur një personalitet i shkatërruar është një alkooliste; Lili, një bionde e bukur- lodër seksi e fiksuar pas seksit dhe alkooliste; Sheila një shtëpiake në dukje e butë, e cila mohon varësinë e saj ndaj barnave me recetë e të cilën ka qenë i shoqi ai që e ka detyruar të trajtohet dhe Dawne një adoleshente vetë-shkatërruese me një familje që nuk tregon kujdes për të, me probleme shumë serioze inati e varësi nga heroina, e cila po ashtu ka probleme me vetëvlerësimin ndonëse ka talent në vizatim.

Katër femrat e mësipërme përmes dialogjeve të ngjeshura shpërfaqin problemet e tyre të shumta. Nga ana tjetër, dialogjet në vetvete më shumë i ngjasojnë një serie rrëfimesh që zbulojnë anën e errët të jetëve të atyre femrave.

Abuzuesit (bashkëshortët jobesnikë, prindërit indiferentë e të painteresuar) ndonëse janë pjesë e dramës që zhvillohet brenda mureve ku u janë “burgosur” të afërmet e tyre, ata gjithsesi mbeten personazhe abstraktë që japin e marrin me personazhet realë vetëm përmes sjelljeve të tyre abuzive.

Dr. Rose dhe ndihmësja e përkushtuar, infermierja Curry (kjo e fundit kishte pasur nënën alkooliste) janë aty, pjesë e rëndësishme e asaj drame ku të gjithë personazhet kishin një emërues të përbashkët: historikun e varësisë nga alkooli, barnat apo drogat. Fati i bashkon në qendrën rehabilituese për t’ i vënë para sprovave të reja: përballjen me problemin dhe sfidat e shumta të shërimit.

Aktoret Donikë Zeqiri, Gresë Gashi, Uratë Shabani, Albana Gashi, Fitore Jashari dhe Erza Sejdiu të cilat mbartën peshën e krejt shfaqjes realizuan role që i folën publikut, i rrëfyen pasiguritë e traumat e bartura nga jetët përtej atyre mureve (imagjinarë) të asaj qendre rehabilituese.

Trëndafilat e kuq, ishin rekuizita interesante që i rrinin mirë skenografisë minimaliste të realizuar nga Bekim Korça, në duart e personazheve ata shndërroheshin në simbol të shërimit.

Edhe kostumografia që mbante firmën e Njomëza Lucit ishte ideuar e realizuar në frymën e atmosferës së shfaqjes.

Për fund mund të themi se, në tërësinë e saj, shfaqja “Katër trëndafilat” i ka të gjitha premisat ta sfidojë indiferencën e publikut të teatrit.

You Might Also Like

Timo Flloko shpallet “Qytetar Nderi” i Pejës

Promovohen tre libra të rinj të Sabri Hamitit

Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë ATSH Korça çeli mbrëmë sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje nga momentet festive, teksa shkruan: “Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës”. Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme përcolli kjo festë në qytetin e Korçës, i cili ishte bërë mbrëmë destinacion i shumë vizitorëve. Trupa të shumta nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca fantastike dhe maska që e kthyen bulevardin në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë një vepër arti. Qindra qytetarë dhe turistë u bashkuan në këtë atmosferë unike, ku festa dhe kultura u ndërthurën në mënyrën më të bukur. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “Korça e nisi verën me energji dhe gjallëri, duke treguar edhe një herë se është një qytet me plot arsye për t’u vizituar”. “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës”, tha Filo.

Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit

Kosova Times September 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Tahiri: Adnan Dibrani, eurodeputeti i parë shqiptar nga Kosova

Kosova Times Kosova Times June 10, 2024
Rrahmani: Ne jemi një vend i vogël, por kemi lojtarë cilësorë
Napoli fiton me përmbysje nga Verona
Putin: Rusia mund të bisedojë me Ukrainën
Arrestohet njё person i dyshuar për kanosje në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?