By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Ballina 2Rajon / Botë

Shefi i Ushtrisë së Serbisë bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 6:58 PM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, u takua të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Beograd, për të biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

KFOR-i tha në një komunikatë të mërkurën pasdite se Ulutash dhe Mojsilloviq “ndanë qëndrime e tyre për gjendjen e sigurisë në rajon”.

“Ata e theksuan rëndësinë e vazhdimit të komunikimeve dhe të dialogut të hapur, sepse kjo është thelbësore për forcimin e sigurisë rajonale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ky takim ishte pjesë e takimeve të rregullta të Ulutashit me homologët e vet ushtarakë në Kosovë dhe rajon, sipas KFOR-it.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha në një komunikatë se Mojsilloviq tha në takim me Ulutashin se gjendja e sigurisë në Kosovë “është ende e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, gjë që kryesisht kontribuohet nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese” të Kosovës.

Mojsilloviqi pretendoi, pa dhënë dëshmi, se vendimet e autoriteteve kosovare “në fund synojnë ndryshimin e strukturës etnike” në veri të Kosovës.

Serbia është zemëruar nga vendimet e muajve të fundit të autoriteteve kosovare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare i cilësojnë ato se të jashtëligjshme dhe kundër kushtetuese, ndërsa Beogradi i ka dënuar si “veprime kriminale” dhe përpjekje “për përndjekjen e serbëve” të Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare e ka kritikuar Kosovën për veprime “të njëanshme dhe të pakoordinuara” në veri të vendit.

Bashkëpunimi i Ushtrisë Serbe me KFOR-in

Ministria serbe e Mbrojtjes theksoi se gjatë takimit ndërmjet Mojsilloviqit dhe Ulutashit u diskutua edhe për shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it gjatë mandatit të Ulutashit në krye të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Mojsilloviq falënderoi gjeneralin Ulutash për “bashkëpunimin korrekt dhe profesional dhe përfshirjen profesionale” në detyrat e tij si komandant i KFOR-it, thuhet në njoftim.

Ulutash do të përfundojë angazhimin e tij njëvjeçar në atë pozicion javën e ardhshme.

Komandanti i ri i KFOR-it do të jetë Enrico Barduani, një gjeneralmajori italian, i cili më 11 tetor do të marrë detyrën e njeriut të parë të misionit paqeruajtës në Kosovë.

Javën e kaluar, KFOR-i dhe Ushtria e Serbisë kryen një patrullë të sinkronizuar në dy anët e kufirit të Kosovës me Serbinë, pranë komunës së Podujevës.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e quan kufirin me Kosovën vijë administrative.

Zona e Sigurisë Tokësore mes Kosovës dhe Serbisë është prej 5 kilometrash dhe është përcaktuar në Marrëveshjen Teknike të Kumanovës.

Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

You Might Also Like

18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s

Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë

Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”

Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”

Grevë masive në Francë. Qindra mijëra njerëz protestuan, shpërthyen përleshje

TAGGED: #Millan Mojsilloviq, #Özkan Ulutaş
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Halimi: Qeveria që komplikon gjithçka – ua shtoi prindëve brengën për të vrapuar në librari

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Brnabiq mohon zërat për ndërhyrje ruse në punët e brendshme të Serbisë
Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës
Mbretëria e Bashkuar i akordon Ukrainës 3 miliardë dollarë kredi për armë që përdorin asetet ruse
Krasniqi përshëndet Shqipërinë për hapjen e kapitujve të negociatave me BE: një arritje historike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?