By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës
Lajme

I vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 6:44 PM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit ndaj Haxhi Shalës, duke argumentuar se ekziston rreziku që ai të kryejë vepra penale të tjera, përfshirë pengimin e procedurave gjyqësore.

Ky vendim u bë i ditur nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep, gjatë konferencës javore.

“Më 4 dhjetor, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Haxhi Shalës, duke konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe ai për pengimin e procesit gjyqësor,” theksoi Griep.

Ajo sqaroi se masat e propozuara nga mbrojtja nuk e zvogëlojnë këtë rrezik.

Gjykata argumentoi gjithashtu se nëse Shala lirohet, ai mund të ndikojë tek dëshmitari 1 ose të manipulojë provat.

“Vetëm monitorimi brenda objektit të paraburgimit mund të zvogëlojë këto rreziqe,” shtoi Griep.

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është refuzuar kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për apelimin e një vendimi lidhur me pranimin e një dokumenti.

Sipas trupit gjykues, dokumenti ishte diskutuar gjatë seancës dhe nuk kërkohej prova shtesë për besueshmërinë e dëshmitarit.

Gjykata theksoi se vlerësimi i besueshmërisë së dëshmitarëve është përgjegjësi e tyre dhe do të bëhet pas përfundimit të të gjitha provave.

Griep njoftoi se këtë javë ka dëshmuar Sokol Bashota, si dhe dëshmitari i 110-të me masa mbrojtëse. Seanca e radhës për këtë rast është planifikuar për 13 janar 2025.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

TAGGED: #Haxhi Shala, #Paraburgim
Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mali i Zi, biblotekë me zë për të nxitur arsimimin në gjuhen shqipe

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë, pas një ndryshimi ligjor
Ngjarjet për sot
S’ka afat kur përfundon numërimi i votave për kandidatë
Rusia sulmoi Nikolaev dhe Kiev me dronë të dielën mbrëma
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?