By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor
November 20, 2025
Haradinaj: Pas këtyre zgjedhjeve nuk toleroj më bllokada
November 20, 2025
Përfundon takimi i presidentes Osmani me liderët politikë: Dekret per shperndarjen e Kuvendit
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 5:49 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, tha Vuçiq për gazetarët në Azerbajxhan, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Për krijimin e Asociacionit, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë kanë argumentuar se krijimi i këtij Asociacioni do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

Sipas Vuçiqit, Kosova nuk dëshiron të dëgjojë, por vetëm dëshiron që ta poshtërojë Serbinë.

Ai theksoi se sjellja e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, është më e drejtë krahasuar me sjelljen e shumicës së qeverive perëndimore.

“Ata [KFOR] po e trajtojnë situatën me seriozitet dhe me përgjegjësi”, tha Vuçiq.

Ai kërkoi shpjegim nga Kosova sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, duke shtuar se Beogradi nuk e di arsyen e arrestimit të tij.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq – që u arrestua më 10 dhjetor – dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për shkak të arrestimit të Pantiqit, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – të Jarinjës dhe Bërnjakut.

KFOR-i ka njoftuar se ka rritur prezencën në Jarinjë për shkak të mundësisë së pranisë së “grupeve të organizuara kriminale”.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për të larguar barrikadat, por i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i largojnë ato në mënyrë paqësore.

You Might Also Like

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

Vuçiç u përpoq ta fshihte stërvitjen ushtarake me rusët, por sapo mori një shuplakë nga Brukseli

Mesazh nga të rinjtë nga Ballkani: “Nëse BE-ja nuk na do, ja ku jemi për të”

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kastrati: Vizita e shefit të CIA-s në rajon synon të ndalë përpjekjet e Rusisë për një konflikt të mundshëm

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Nga ‘kanceri në shtet’ në ‘institucionin kyç për serbët’: Qëndrimi i disa qytetarëve të Kosovës për Asociacionin
I rrezikshmi në arrati. Nuk përjashohet të jetë në Serbi
Gjermania dënon “regjimin çnjerëzor” të Iranit, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
Gazetaret e REL-it shpërblehen me dy çmime vjetore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?