Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar Ditën e Presidentit,ish-presidentit, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
“Urime Dita e Presidentit, çlirimtar!.Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë krenare me ty, Hashim Thaçi. Të presim së shpejti në liri!”, ka shkruar ai.
Hashim Thaçi ishte dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit më 5 nëntor të vitit 2020, pasi i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Ai ishte zgjedhur president i Kosovës më 26 shkurt të vitit 2016.