Në konkursin e publikuar, janë 8 pozita për bendin e festivalit, 32 për orkestrën dhe 4 pozita tjera për formacione vokale. Një nga kriteret për këtë konkurs është përvoja profesionale përmes pjesëmarrjes në ngjarje të tilla kulturore duke përfshirë koncerte dhe organizime të tjera.

Afati për aplikim do të mbetet i hapur deri më datë 30.08.2025 në orën 16:00, në email adresën konkursradio@rtklive.com

Në anën tjetër aplikimi për pjesëmarrje si garues vazhdon të mbetet i hapur deri më 31 gusht, teksa ftohen këngëtarë, kompozitorë, tekstshkrues nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora që të bëhen pjesë e ‘FEST 3’.

Përderisa organizatorët po bëjnë gati gjithçka rreth festivalit të transmetuesit publik të Kosovës, edhe sivjet kompozitori dhe mjeshtri Florent Boshnjaku do të jetë drejtor artistik i festivalit.