By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”
August 3, 2025
Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit
August 3, 2025
Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175
August 3, 2025
Plazhet më të pastra janë në Qipro
August 3, 2025
Mbahen Lojërat Tradicionale të Rugovës
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanin do të takohen me Blinkenin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanin do të takohen me Blinkenin
Rajon / Botë

Kryediplomatët e Armenisë dhe Azerbajxhanin do të takohen me Blinkenin

Kosova Times
Last updated: 2022/09/19 at 8:35 PM
Kosova Times Published September 19, 2022
Share
SHARE

Armenia tha se ministri i saj i Jashtëm do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas në Nju Jork. Ky do të jetë takimi i parë i kryediplomatëve që nga shpërthimi i fundit i luftimeve vdekjeprurëse në kufi, që lanë të vrarë mbi 200 persona.

Takimi trepalësh midis ministrit të Jashtëm armen, Ararat Mirzoyan, atij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pritet të zhvillohet më 19 shtator, tha Ministria e Jashtme armene.

Njoftimi për këtë takim vjen pasi Armenia tha se luftimet e javës së kaluar – më të këqijat që nga lufta gjashtëjavore e vitit 2020 – lanë të vdekur ose të zhdukur 207 persona nga pala armene.

Shifra e fundit e prezantuar nga Armenia përfshin edhe dy civilë që janë të zhdukur, u tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Armenisë që më 19 shtator u kryesua nga presidenti armen, Nikol Pashinian. Në këtë mbledhje u tha se 293 ushtarë dhe tre civilë janë plagosur si dhe 20 trupa janë kapur.

Deri më tani, Azerbajxhani ka raportuar se në luftime i janë vrarë 79 ushtarë.

Më herët gjatë 19 shtatorit, zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka kritikuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila më 17 dhe 18 shtator vizitoi Armeninë.

Ai tha se komentet e Pelosit në Armeni “sabotojnë përpjekjet diplomatike” për zgjidhjen e mospajtimeve midis Jerevanit dhe Bakusë.

Gjatë qëndrimit në Jerevan, Pelosi dënoi luftimet e fundit dhe fajësoi Azerbajxhanin për nisjen e luftimeve, duke thënë se Bakuja kreu “sulme të paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë.

Që edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për kontrollin e rajonit malor të Nagorno-Karabakut. Forcat etnike armene morën kontrollin e këtij rajoni të shkëputur më 1994. Por, më 2020, Azerbajxhani largoi forcat armene nga pothuajse tërë territori i këtij rajoni dhe nga qarqet përreth.

Në luftimet e fundit, të dyja shtetet kanë sulmuar njëra-tjetrën me artileri dhe mortaja në kufi dhe forcat azerbajxhanase madje kanë kryer sulme edhe brenda territorit të Armenisë.

Rusia, që ka raporte të mira me të dyja palët, ndërmjetësoi një marrëveshje armëpushimi pak kohë pas nisjes së luftimeve, por megjithatë përleshjet vazhduan.

You Might Also Like

Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”

Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit

Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175

Tërmeti i fuqishëm zgjoi vullkanin në Rusi që kishte qenë i fjetur për 600 vjet, duke hedhur hi pesë kilometra lart

VIDEO: Turistët rrahen në qendër të Splitit. Burri në dyshemenë e një dyqani këpucësh

Kosova Times September 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur

Kosova Times Kosova Times July 31, 2025
Policia kap në aeroport mbi 11 mijë euro të padeklaruara
Thaçi të martën deklarohet rreth fajësisë për aktakuzën e re
Real Madrid, fitore minimale ndaj Real Sociedad
Historitë tronditëse: “Oficerët rusë detyrojnë infermieret të bëhen ‘skllave seksi’ në Ukrainë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?