Duhet të ndalet me menaxhimin e vazhdueshëm të krizave dhe të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, para takimit në Bruksel me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti.
“Ne kemi nevojë për një de-përshkallëzimin e situatës, për të ndaluar me menaxhimin e vazhdueshëm të krizës dhe të fillojmë të ecim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Josep Borej në Twitter.
Borelj ka kujtuar se ka thirrur takim urgjent me Vuçiqin dhe Kurtin për të hënën, në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë. /Kosovatimes/
I am convening an emergency meeting of the Belgrade -Pristina Dialogue tomorrow with Prime Minister @albinkurti and President @predsednikrs
We need de-escalation of the situation, stop going from permanent crisis management & start advancing on normalisation of relations instead
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 20, 2022
Siç ishte paralajmëruar edhe nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme, Boreli do të ketë takime të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, duke filluar nga ora tetë e mëngjesit, të cilat do të vijojnë me një takim të përbashkët.
Vuçiq me rastin e takimit tha se nuk është optimist dhe se nuk mendon se do të arrihet marrëveshje, por se nuk dëshiron t’i mundësojë dikujt të thotë se Serbia nuk ka dashur të marrë pjesë në bisedime.
Prishtina, përkundër apeleve të SHBA-së dhe BE-së, shpalli dënimin e pronarëve të automjeteve me targa serbe nga 22 nëntori.