By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjuha vrastare e politikës banale
June 21, 2025
Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s
June 21, 2025
35 herë të turpëruar dhe dështuar, injorim i pafalshëm i votës qytetare
June 21, 2025
AVONET: MAShTI bllokon monitorimin e maturës
June 21, 2025
Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë
June 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s
Lajme

Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s

Kosova Times
Last updated: 2025/06/21 at 3:46 PM
Kosova Times Published June 21, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK) ka reaguar me indinjatë ndaj deklaratave të fundit të përfaqësuesve të KESCO-s, të cilat i cilëson si tendencioze, të pavërteta dhe fyese ndaj mijëra punëtorëve të KEK-ut që mbajnë sistemin energjetik në funksion.

 

Në reagimin e saj, dërguar për media Sindikata e KEK-ut thekson se KESCO po manipulon opinionin për të fshehur dështimet e veta shumëvjeçare, duke përmendur mosrealizimin e obligimit për vendosjen nëntokësore të rrjetit energjetik dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë, shpesh në kohë me çmime të larta në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Sindikatës, KEK-u paguhet me vetëm 29.5 euro për megavat-orë nga KESCO – një çmim që nuk mbulon as kostot minimale të prodhimit, ndërkohë që qytetarët tarifohen me çmime më të larta për vetë rrjetin. KESCO, sipas reagimit, i detyrohet KEK-ut mbi 100 milionë euro për energjinë e konsumuar, ndërsa KEK-u vazhdon të operojë në kushte të vështira me pajisje të vjetruara, por me përkushtim të madh të punëtorëve të saj.

Sindikata e Re e KEK-ut bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe kujton se KESCO është përgjegjëse për furnizimin me energji sipas licencës së marrë që nga viti 2013. Në përmbyllje, ajo shprehet e vendosur për të mbrojtur dinjitetin e punëtorëve dhe për të kontribuar në një sistem energjetik të drejtë dhe funksional në shërbim të qytetarëve.

You Might Also Like

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

Rizvanolli: A3 dhe B1 në operim, vazhdojnë punimet në KEK

10 mijë konsumatorë në Klinë bëhen me ujë të pijshëm

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

Bizneset sërish protestuan duke kërkuar pezullimin e tregut energjetik

Kosova Times June 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjakovë, hetohet për vdekjen e një personi në rrethana të panjohura

Kosova Times Kosova Times May 28, 2023
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës
Përfundon programi për rehabilitimin e kryerësve të dhunës
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Pse Gjermania luan me të bardha edhepse nuk e kanë ngjyrë në flamur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?